Nate Hill e cilëson veten e tij si artist. 36-vjeçari mban rreth qafës femra nudo dhe kjo sipas tij është për të "tërhequr vëmendjen".

Ai thotë se qëllimi i gjithë kësaj ka të bëjë me kompleksitetin social në marrëdhënien me racën e përzier. "Kjo është një çështje në lidhje me njerëzit me ngjyrë që të mendojnë se të qënit me femra të bardha është një çështje statusi", tha artisti 36-vjeçar për gazetën britanike Daily Mail.

Ai thotë se projekti ka filluar 4 muaj më parë dhe disa prej fotografive janë publikuar edhe në Instagram. Imazhet kanë për qëllim të provokojnë një reaksion ekstrem me anë të të cilës ai shpreson se do të "frymëzojë një vetë-ekzaminim" në mendjet e atyre personave që shikojnë fotografitë.

nate hill
Foto të tjera

"Unë dua që t'i tregoj njerëzve se çfarë të bëjnë me jetët e tyre. Unë shpresoj vetëm që ata të shqyrtojnë motivet e tyre", tha Hill. Vetë Hill shtoi se është djali i një babai me ngjyrë dhe nëne të bardhë.

"Nuk jam me të vërtetë me ngjyrë, jam gjysëm i tillë", u shpreh artisti. Hill pohon se projekti i tij nuk është një çështje raciste, por më shumë për të tërhequr një nxitje nga komuniteti feminist.  

Fotografitë e publikuara në Instagram nga vetë artisti kanë marrë përgjigje dhe reagime negative.  


(v.gj/shqiptarja.com)