Dhuna në familje është një ndër  problemet më të mëdha në të gjithë botën. Një artist në Turqi arriti të sillte një mënyrë ndryshe për solidarizimin e njerëzve për këtë fenomen.

Në Turqi, shifrat e dhunës në familje tregojnë se rreth 40% e grave vuajnë  ga dhuna e në disa raste kanë një fund tragjik. 

 Artisti dhe dizajneri grafik turk, Vahit Tuna i ndikuar nga këto probleme sociale vendosi të sjellë në vëmendje gratë që u bënë viktima të dhunës nga burrat e tyre vitin e kaluar dhe vendosi  440 këpucë në murin e një pallati të bardhë.

Artisti tha se është e rëndësishme të njohësh problemin që  mund ta trajtosh atë si një individ.

Sipas medias së huaj, projektet e tjera të Tuna gjithashtu do të kenë për bazë çështje sociale dhe ekonomike.

Ora 11:20
Artisti turk ndërton memorialin e 440 grave viktima të dhunës
5/0