Artistja Agnese Purgatorio na njeh
me “botën e portretit” të dyzua
EKSPOZITA/ Agnese Purgatorio, artistja italiane e afirmuar në nivel ndërkombëtar vjen në Shqipëri me një ekspozitë personale, pjesë e një projekti të Instituteve të Kulturës Italiane, Këln, Strasburg, Zagreb dhe Tiranë.
TIRANE- Agnese Purgatorio, artistja italiane e afirmuar në nivel ndërkombëtar vjen në Shqipëri me një ekspozitë personale, pjesë e një projekti të Instituteve të Kulturës Italiane, Këln, Strasburg, Zagreb dhe Tiranë. Kjo ekspozitë e fundit mundësohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë. Projekti quhet “Kufijtë: gjuha, hapësira, objektet, njerëzit”, dhe është konceptuar dhe kuruar nga Prof. Martina Corgnati, lektore e Akademisë Albertina në Torino.
Artistët e përfshirë janë: Agnese Purgatorio, Agostino Ferrari, Donatella Spaziani dhe Maria Cristina Carlini. Projekti fillon në Tiranë të enjten pasdite ora 18.30 te Pallati i Kulturës me ekspozitën personale me prerje antologjike të fotografes A. Purgatorio, ku do të shfaqen 12 vepra dhe një video-instalim. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 21 gusht 2014. Artistja prej vitesh punon mbi temën e mërgimit dhe klandestinitetit, duke u përballur në mënyrë sistematike me idenë, reale dhe metaforike, të kufirit si rrugë e shënuar nga historia në trupin e gjallë të gjeografisë. A. Purgatorio, lindur në Bari më 1964, eksploron me një vështrim në dukje sipërfaqësisht të ftohtë dhe të kthjellët, botën e “portretit”, ose më mirë të themi, fytyra dhe personazhe që sugjerojnë menjëherë një “shqetësim, nje prerje të dyzuar të realitetit.
Një realitet i “huajëzuar”, në kundërshtim me realitetin. Gati si një vello që ngrihet në ajër dhe sugjeron një dimension tjetër, dyzimin e saj. Puna e artistes është trasformuar ndër vite prej “fiksimit” konceptual të fillimit të karrierës, në strukturimin e minihistorive të një jete normale, të përditshme, pothuaj në shkëndija kujtese, urgjenca të të dhënave mbi kushtet njerëzore në Portugali ose Brazil, etj, vende ku kultura dhe letërsia kanë një venë surreale. Ajo ka ekspozuar në Bienalen Mesdhetare të Artit, Algjeri 1990; ku ka marrë çmimim European Panorama më 1994-n.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Korrik 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4461
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20