Artistja amerikane përdor trupin si telajo për pikturë

Alexa Meade artistja amerikane 33 vjeçare, ka shpikur një teknikë që i bën njerëzit të jetojnë të gjallë në një pikture, duke krijuar iluzionin e një bote ku 2 dimensionalja dhe 3 dimensionalja bëhen një. Në shikim të parë veprat e Alexa Meade duken të zakonshme, deri diku ekspresioniste, me ngjyra të bukura, subjekte interesant dhe kaq...Por në fakt pikturat e saj janë të realizuara në telajo absolutisht jo konvencionale – trupin e njeriut. Falë dritës dhe hijes që krijon në fytyrë dhe në trup, ajo bën dallimin mes realitetit dhe fiction, midis materies dhe abstraksionit, midis njeriut dhe pamjes së papërcaktuar.

Ndryshe nga piktorët hiper-realiste, të cilët portretizojnë një imazh duke i dhënë formave tridimensionale saktësi hiper-realiste, Alexa i realizon veprat e saj krejt ndryshe. Koncepti i pikturave te Alexa Meade është klasik, por në drejtim të kundërt. Ajo kolapson thellësinë dhe arrin t’i shndërrojë modelet e saj jetësore në figura të sheshta që ecin dhe flasin, një lloj iluzioni optik brenda një hapsire. Të shumtë janë njerëzit, që të mahnitur prej asaj çka realizon Meade, prenotojnë për t’u bërë pjesë e veprave të saj artistike, të fotografohen dhe t’i dërgojnë fotot te kolegët dhe miqtë përmes mediave sociale.

Puna e Alexa po shkruhet në tekstet e historisë së artit në të gjithë botën. Ajo ka dhënë leksione në shumë Institute të artit si ne Kaliforni  dhe Londër dhe ka referuar në shumë konferenca globale. Shumë prej punëve te Alexa-s jane prezantuar në “The Wall Street Journal”, “Uashington Post”, CNN, “Today Show” , BBC, “The Guardian” dhe qindra media të tjera në botë. /Përgatiti Ilir Çuçi

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them

Konfrontim fizik te “Zogu i Zi”, Bylykbashi pengon arrestimin në flagrancë të një protestuesi: Mos prekni njeri, të bëjë kallëzim! Kur të merrem unë me ju, s'ju ikën shejtani, kaq po them