/ ATSH/ - Në kuadër të programit publik Galeria Kombëtare e Kosovës po organizon këto ditë në ambientet e saj disa ligjërata të kuratorëve, artistëve dhe drejtueseve të galerive dhe shkollave relevante të artit nëpër Evropë.
Emra të njohur të artit si Marjetica Potrc, Nikolaus Schafhausen, Sebastian Cichocki, Claudio Scorretti, Ay?e Erkmen dhe Paul Elliman do të ligjërojnë mbi tema të ndryshme rreth trendeve të skenës globale të artit modern, mundësive për shkollim në programe të ndryshme për kuratorë dhe do të prezantojnë edhe projektet e tyre e deri të premten e 27 Shkurtit 2015.
Çelja e ligjëratave do të nisë ditën e sotme ora 19:00 nga artistja dhe arkitektja e njohur Marjetica Potrc, e cila do të flasë mbi "The Soweto Project: Ubuntu Park" (Projektin Sweto dhe Parkun Ubuntu.
Marjetica Potrc është një artiste dhe arkitekte që punon në Lubjanë dhe Berlin. Artet e Potrc janë ekspozuar në të gjithë Evropën dhe në Amerikë, duke përfshirë Bienalen e Venedikut (1993, 2003, 2009) dhe Bienalja e Paulo São (1996, 2006), dhe janë ekspozuar rregullisht në Galerinë Nordenhake në Berlin. Projektet e saj të shumta të bazuara në komunitetin përfshijnë Dry Toilet (Caracas, 2003) dhe The Cook, the Farmer, His Wife and Their Neighbour (Stedelijk Goes West, Amsterdam, 2009). Që nga viti 2011, ajo është profesore në Universitetin e Arteve të Bukura / HFBK në Hamburg. Ajo ka qenë gjithashtu një profesore mysafire në një numër institucionesh të tjera, duke përfshirë MIT (2005) dhe IUAV në Venedik (2008, 2010). Potr? ka marrë çmime të shumta prestigjioze, duke përfshirë edhe Vera List Center for Arts and Politics Fellowship në New School në New York (2007).
/Shqiptarja.com