Anne Catherine Becker Echivard është një krijuese e veprave të artit. Por, ajo kritikohet për punimet e saj dhe vihet në pikëpyetje në qoftë se punimet e saj konsiderohen vepra arti? Anne i krijon këto vepra duke veshur me rroba disa peshq të ngordhur.

Gjithashtu ajo thotë se familja dhe miqtë e saj mendojnë se është e çmendur.

Sipas saj , ata që i shikojnë veprat e saj, ose i pëlqëjnë punimet, ose i përshkruajnë ato si të pështira. Pasi i vesh peshqit e ngordhur, ajo i pozicionon ata për një fotografi dhe në fund i ha për darkë.

peshq

Shikoni më shumë foto


Artistja 42-vjeçare shtoi se ka qenë e frymëzuar nga të gjitha llojet e gjërave që shikon në televizion, lexon në gazeta apo dëgjon në radio, por mbi të gjitha tha se frymëzimin e kishte nga hobi i saj i fëmijërisë – të vishte kukullat e saj.

(v.gj/shqiptarja.com)