Artistja suedeze Enell: Emocionet
dhe vepra qe realizova në Tiranë

Artistja suedeze Enell: Emocionet<br />dhe vepra qe realizova në Tiranë<br>
Artistja suedeze Mia Enell ka çelur një ekspozitë në sallën COD në Kryeministri. Ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe personalitete të njohura të artit dhe kulturës.Çdo vepër duket si një proces i papërfunduar ndjesish e emocionesh. Ekspozita do të qëndrojë e çelur deri më 9 mars.

Në një intervistë për Report Tv, Mia Enell flet për arsyet e çeljes së kësaj ekspozite në Tiranë.

“Unë e pëlqej Shqipërinë. Kam qenë para disa kohësh dhe më pëlqen të vijë përsëri e përsëri”, thotë Enell.

Duke vizituar punët e Mia Enell ajo flet për disa prej tyre:

“Kisha bërë shumë punë, por kur erdha në Shqipëri gjatë verës rreth gjashtë muaj më pare, disa prej atyre që kisha nisur më dhanë këtu një frymëzim të ri. Pashë sesi jetojnë njerëzit, si është zhvilluar vendi dhe mësova për historinë.

Kur shkova tek Muzeu i Gjetheve pashë një letër me një zarf të hapur që ishte e kontrolluar. E kuptova menjëherë se çdo të thotë kur njerëzit hapin korrespodencën e të tjerëve. Një letër në zarf është shumë private dhe njerëzit nuk mund të jetojnë pa hapësirat private.

Më erdhi ndërmend një kujtim personal nga fëmijëria kur vëllai im më theu mbyllësen e ditarit personal, dhe nuk e imagjinoni sesi jam ndier pas kësaj, Kur pashë këtë zarf, kuptova sesi mund të jenë ndjerë dhe njerëz të tjerë kur u është thyer kodi i privatësisë”, 
shpjegoi Enell.

[gallery]25307[/gallery]

Kuratori i ekspozitës, Genti Gjikola mendon se procesi i krijimit të mia Emell kalon përmes proceve psiko-analitike.

“Puna ime si fokus kryesor ka lidhje shumë me atë pjesën e padukshme që janë ndjenjat, që janë sensacionet, janë emocionet, jo vetëm ato që duhen, që janë fizike apo të dhunshme për syrin. Psiko-analiza dhe psikoterapia mund të bëjnë aq sa nevojitet për në person.  Çështja është se unë nuk punoj të tregojë këto gjëra, por puna ime ka bazë konceptet dhe teknika që folëm. Punët e mia nuk janë terapi,” tha Enell.

"Në studio unë filloj një proces meditativ që e zbraz nga ndjenjat e jashtme,  derisa shoh që është imazhi i duhur që del në vepër. Nëse ky imazh del mirë, kjo është gjëja më mirë që bëjë dhe kjo është vepër“, u shpreh artistja.

Këto këmbë në re, që janë vizatur në studion e artistes Mia Endell do të kishin përfunduar në vepër pa pikëçuditëset e zeza. Por një ditë në derën e saj do të vinte një zarf emergjence për një pagesë të prapambetur. Pikëçuditësja e zarfit iu vesh edhe veprës. E brishtë dhe delikate është artisja, por jeta nuk harron kurrë të trokasë në studion e saj.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit