Fillesat e saj kanë qenë që në kohë të hershme pasi të qëndisësh është traditë në Shqipëri dhe gjithashtu një art më vete.
Sipas saj qëndisja ka shumë vlerë pasi është një punim i realizuar me dorë. Në studion e “Rreze Diellit” së bashku me prezantuesen Anjeza Maja, Cakaj ka treguar disa punimet e saj më të mira si dhe është shprehur që ka mundur ti tregojë këto punime edhe jashtë vendit.
Gjithashtu Cakaj u shpreh se përpiqet gjithnjë të realizojë punime më reale dhe të veçanta nga ato të zakonshmet siç mund të jenë lulet e ndryshme në çarçafë, mbulesa etj.
Madje Afërdita ka riprodhuar me anë të qëndisjes një piktura si dhe ka realizuar një mozaik të vërtetë.
Punimi më i dashur për të është ai i realizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë.
(xh.k/shqiptarja.com)