Artur Ajazi: PD, ‘nuk ka parë gjë akoma’…

Artur Ajazi: PD, ‘nuk ka parë gjë akoma’…

Sali Berisha

Kur e tha në Parlament në 2013, Edi Rama se “prisni, prisni, nuk keni parë gjë akoma”, shumica e demokratikasve, madje dhe Sali Berisha bashkë me ata, e morën për “presion, kërcënim, dhe orvatje për të zhdukur opozitën”. Sa mjeranë. Dhe në të vërtetë, kjo opozitë (nuk e di pse quhet e tillë vetëm kjo në Shqipëri) nuk ka kuptuar asgjë, edhe pse është “rrahur” nja 10 herë në zgjedhje, edhe pse ka patur në 12 vitet e fundit, rrjedhje të shumta nga anëtarësia e saj, edhe pse lidhja dhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, i është zeruar pothuajse fare.

Ata  vazhdojnë me avazin e “Mukes”. Zgjedhin dhe rizgjedhin të njëjtët emra, figura dhe njerëz, që edhe pse rrinë ditë e natë pranë Berishës, as nuk kanë contribute, dhe as nuk japin shanse që PD, të fitojë ndonjëherë pushtetin. “Nuk keni parë gjë akoma”.

Kjo shprehje kaq simbolike e Edi Ramës, ka zënë vend në çdo mëndje shqiptari, tek sheh vendin të ndërtohet, të investohet, dhe zhvillohet. Por nga ana tjetër, nuk ka bërë më të përgjegjshëm demokratikasit e Berishës, ata që  e panë dhe shijuan ç’do të thotë të humbësh me mbi 1 milion vota në 2013, dhe kanë “shijuar” gjithashtu edhe humbjet seriale të viteve të fundit.

“Na vodhi votat, na bleu votat, ka banda, ka patronazhistë”, dhe të tjera pretekste të tilla, do të ishin dhe vazhdojnë të jenë, refreni i kësaj opozite. E ripërsëris, nuk e di, pse quhet vetëm kjo opozitë, kur ka të tjera parti më dinjitoze, dhe më premtuese për shqiptarët. Shprehjen e Edi Ramës, kryetari  aktual  i PD-së, e mori dhe e keqpërdori, dhe mendoi  se “do t’ja shihte hajrin duke trembur shqiptarët me gogolin Rama”. Por ndodhi  e kundërta.

Sa herë Berisha keqpërdorte shprehjen e kryeministrit “nuk keni parë gjë akoma”, atij dhe PS-së, i rriteshin votat, i rritej mbështetja, dhe fitonte mandate të rinj qeverisës qëndrorë e lokalë. Abuzimi me fraziologjitë e liderit të partisë kunmdërshtare, sjell gjithmonë humbje dramatike në zgjedhje. Nuk ke pse të merresh me fjalimet e tjetrit, por merru me punët e tij. Nuk ke pse merresh me veshjet e kundërshtarit politik, por merru me premtimet e mbajtura dhe të pambajtura të tij.

Në PD-në e Berishës, kanë 12 vite që merren me “brekushet e kryeministrit”, dhe ai fiton mandatin e ri, merren me “vilën në Surrel”, dhe ai shton mbështetjen dhe numrin e anëtarëve të partisë, merren me ministrat e qeverisë, dhe “hop” shënohen të tjera suksese dhe arritje në progresin ekonomik apo fushën e integrimit europian të vendit.

Edi Rama e tha shprehjen e tij të pazëvëndësueshme, në një kohë kur Shqipëria, e drejtuar nga qeverisja e Partisë Socialiste, sapo kishte nisur rrugëtimin e gjatë të pushtetit. E tha në një kohë, kur në Shqipëri nisi të ndryshonte gjithçka, që lidhej me institucionet, drejtimin dhe qeverisjen e tyre, me ekonominë, bujqësinë, arsimin, shëndetsinë, policinë, ushtrinë dhe politikën e jashtme. Përmbysja e madhe nisi në 2013, për të fshirë njëherë e mirë nga memorja e shqiptareve, teoritë dhe praktikat  e  shëmtuara dhe kriminale të qeverisjes së kaluar, që e kishin katandisur vendin , si të ishte diku në Afrikë.

Duhej flakur paaftësia, injoranca, nepotizmi, format dhe metodat fashiste të drejtimit të institucioneve, të cilat mbanin “firmën” e një taborri  militantësh që i kishin kthyer institucionet në prona private. Kjo pra ishte logjika dhe kuptimi i shprehjes së famshme “nuk keni parë gjë akoma”. Ndoshta kjo vlen edhe për vazhdimësinë, pasi kjo PD, e mbetur “vendnumuro”, nuk ka shanse të shijojë ndonjëherë fitore, veç humbjeve elektorale.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 12/09/2024 12:42

    NJE BRAVO TE MADHE Z.AJAZI...NUK I HEQ ASNJE PRESJE SHKRIMIT TE TIJ.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra

'E kreva dënimin si zonjë', Rudina Dembacaj flet për herë të parë mbi falsifikimin: U nxitova dhe e hëngra