Artur Gorishti, pas 8 vitesh kthehet
në Shqipëri për filmin “Bota”

Artur Gorishti, pas 8 vitesh kthehet<br />në Shqipëri për filmin “Bota”
TIRANE-Pas tetë vitesh mërgim kthehet në Shqipëri nga Montreali i Kanadasë aktori i njohur, Artur Gorishti. Aktori rikthehet me rolin e Benit në filmin “Bota” të regjisores Iris Elezi. Në kujtesën e publikut Gorishti ka mbetur me filmat dhe rolet protagoniste, por edhe si artist e piktor ku ka fituar jo pak çmime me fotografinë artistike bardhë e zi dhe ka çelur ekspozita me piktura. Aktori ka pohuar se ëndrra tjetër e tij gjatë këtij rikthimi në Shqipëri është që të çel edhe një ekspozitë në Akademinë e Arteve, ose në një galeri tjetër të Tiranës.

Gorishti edhe larg Shqipërisë ka vijuar të bëj një karrierë  kinematografike, ndërsa në atdheun e tij mbahet mend për interpretimet e tij në filmat "Parullat", i cili ka fituar çmimin e rinisë në Kanë dhe në filmin "Gjoleka, djali i Abazit", si dhe “Letra fatale”, “Yllka” 2005, “Tirana, viti zero” - (2001), “Unë ti dhe Kasandra” - (1999) (TV), “Vitet e pritjes” - (1990), Leko, “Eja!” - (1987), “Në emër të lirisë” - (1987), “Kronikë e atyre netëve” - (1986) (TV), “Dora e ngrohtë” - (1983), etj. Gorishti me kthimin e tij në Shqipëri është përfshirë në skenarin e filmit “Bota”, ku bëhet fjalë për një ngjarje që ndodh brenda 7 ditëve. Personazhi kryesor i filmit, Beni, lidhet me tre personazhe, të dashurën e tij dhe në skenar shfaqet edhe kushërira e saj. Të tre personazhet sillen në makthin e dëshirës për të ecur para, për t’u zhvilluar, por nuk munden. Premiera mendohet të jepet në pranverën e vitit tjetër. Dhu.Ha.

Shkrimi u publikua sot (21.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin