Rama-Arvizu të shoqëruar dhe nga bashkëshortet e tyre janë ndarë duke shtrënguar duart me njëri tjetrin dhe dukë dhënë një buzëqeshje për gazetarët që pritën rreth dy orë jashte dyerve të lokalit ku darkuan klientët “Vip”.
Lokalit “Amour” gjendet në zonën pranë Stadiumit “Dinamo” të kryeqytetit.
Takimi i sotëm Rama-Arvizu i shtohet axhendës së ngjeshur të takimeve të Ramës kohët e fundit me faktorin ndërkombëtar. Nuk dihet se cfarë kanë biseduar së bashku Rama-Arvizu në këtë darkë të përbashkët familjare. Por krahas bisedave mbi përdishmërinë e jetës së dy personave publikë, sigurisht dhe tema e nxehtë e ditës ajo e zgjedhjes së presidentit duhet të ketë qënë e pranishme.
Takime - darka të tilla janë thuajse traditë muajt e fundit për ambasadorin amerikan në Tiranë, i cili të njëjtën gjë bëri pak javë më parë me kandidatin e vetëshpallur për president, Fatos Nano dhe bashkëshorten e tij.
(aq/ns/shqiptarja.com)