Ambasadori ka ndarë shqetësimin e tij për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shefi i diplomacisë është shprehur se KQZ ka probleme të drejtpërdrejta administrative, të cilat sipas tij janë politizuar. Për ambasadorin Arvizu ky nuk është një ogur i mirë për zgjedhjet e 23 Qershorit. “Unë jam paksa i shqetësuar për KQZ-në. Ka pasur probleme që unë i kam perceptuar si probleme të drejtpërdrejta administrative, të cilat janë politizuar. Ky nuk është një ogur i mirë për 23 Qershorin”, u shpreh Arvizu.
I pyetur për çështjen e investimeve të huaja, ambasadori tha se Shqipëria ka dëshpërimisht nevojë për investime të huaja por historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e përzier. "Shqipëria ka dëshpërimisht nevojë për investime të huaja të drejtpërdrejta, në mënyrë që ekonomia e saj të rritet. Historia e privatizimeve së fundmi ka qenë shumë e përzier. Unë mendoj se ka akoma shumë mundësi të mira biznesi, por unë do t'i këshilloja çdo investitori që të gjente një ortak shqiptar të respektuar dhe që të bënte detyrat e shtëpisë. Mundësitë ekzistojnë këtu, por ka edhe të meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk është ai që duhet të jetë”, tha Ambasadori Arvizu.
PROBLEME ADMINISTRATIVE NE KQZ, CESHTJET POLITIZOHEN
Ambasadori ka ndarë shqetësimin e tij për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shefi i diplomacisë është shprehur se KQZ ka probleme të drejtpërdrejta administrative, të cilat sipas tij janë politizuar. Për ambasadorin Arvizu ky nuk është një ogur i mirë për zgjedhjet e 23 Qershorit.
“Unë jam paksa i shqetësuar për KQZ-në. Ka pasur probleme që unë i kam perceptuar si probleme të drejtpërdrejta administrative, të cilat janë politizuar. Ky nuk është një ogur i mirë për 23 Qershorin”, u shpreh Arvizu.
SHQIPTARET MERITOJNE PERGJIGJE PER 21 JANARIN
I pyetur për çështjen e zbatimit të vendimeve të gjykatave, kryediplomati amerikan nënvizoi se pamundësia për të pasur progres në luftën kundër korrupsionit është një problem i barabartë serioz. Duke u ndalur konkretisht tek 21 janari, Arvizu këmbënguli se "kanë kaluar tashmë 2 vjet dhe shqiptaret meritojnë të kenë përgjigje, meritojnë veprim dhe meritojnë të ketë drejtësi".
NACIONALIZMI, SHQIPERIA KONTRIBUT POZITIV NE STABILITETIN NE RAJON
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka komentuar edhe deklaratat nacionaliste dhe tonet patriotike të shtuara sidomos në këtë vit zgjedhor. I pyetur nga Atlin Ketro për këtë çështje, ambasadori është përgjigjur se Shqipëria ka kontribut pozitiv sa i përket stabilitetit në rajon dhe se është në interesin e Shqipërisë që kjo frymë të vazhdojë.
ZGJEDHJE TE NDERSHME? NDIQNI KESHILLAT E HILLARY CLINTON
A do të mbahen më 23 qershor zgjedhje të lira e të ndershme? Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Aleksander Arvizu nuk e ka një përgjigje. Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në rrjetin social Facebook ai sugjeroi që kjo pyetje tu bëhet liderëve kryesorë të politikës pasi gjithçka varet nga vullneti i tyre politik.
Shefi i diplomacisë nuk ka nguruar të japë edhe këshillat sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit, për të cilat i është referuar fjalëve të sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton gjatë vizitës së saj në Tiranë më 1 nëntor. "Duhet zbatuar ajo që sekretarja amerikane e shtetit tha në nëntor, 1- zgjedhje të lira dhe të ndershme , 2- Të luftohet korrupsioni. 3- Bashkëpunim midis partive politike. Të gjitha këto janë në interes së interesave kombëtare të shqiptare. Të gjithë dhe sidomos partitë duhet të punojnë për këtë", u përgjigj ambasadori.
MJEDISI? DUHET NDERGJEGJESIM NE NIVEL KOMBETAR
Mos hidhni më plehrat nga dritaret. Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Tiranë lidhur me pyetjen për trajtimin e çështjes së mjedisit në Shqipëri. Sipas Arvizut mjedisi është një problem në Shqipëri dhe se suksesi do të realizohej nëpërmjet ndërgjegjësimit. Duke theksuar angazhimin e organizatave jo-Qeveritare, ambasadori tha se progresi në këtë fushë kërkon ndërgjegjësim në nivel kombëtar.
“Mjedisi është një problem në Shqipëri. Një çelës i suksesit kërkon një ndërgjegjësim të madh. Organizatat jo-Qeveritare janë aktive në këtë fushë, por progresi i vërtetë do të kërkojë një ndërgjegjësim në nivel kombëtar, që të jetë një problem. Duhet të ketë më shumë dedikim nga CDOKUSH për të ndaluar degradimin e mjedisit të vendit. Mos hidhni më plehra nga dritaret. Të mbështeten ligjet e planifikimit urban - të mbështeten projekte më të mira për plehrat...Çdo individ duhet të kontribuojë. AAA”
POLITIKA MES TAP DHE Nabuco NUK KA NDRYSHUAR
Ndërsa këmbënguli se qeveria amerikane mbështet diversifikimin e burimeve energjetike në Evropë, Arvizu tha se politika e administratës për neutralitet midis TATP dhe Nabuco West nuk ka ndryshuar. Duke pranuar se shpesh është kritikuar edhe për të qenit i ashpër ndaj qeverisë, Arvizu u shpreh se të dhënat janë të qarta e të qëndrueshme. Referuar raportit të fundit të përgatitur nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Arvizu u shpreh se “në qeverinë e Shteteve të Bashkuara, dega legjislative ka përgjegjësinë dhe detyrën për të informuar Administratën mbi pozicionin e politikave të jashtme. Qeveria e SH.B.A mbështet diversifikimin e burimeve energjetike në Evropë. Politika e Administratës për neutralitet midis TAP dhe Nabucco West nuk ka ndryshuar.”
SHQIPERIA NEVOJE PER INVESTIME TE HUAJA
I pyetur për çështjen e investimeve të huaja, ambasadori tha se Shqipëria ka dëshpërimisht nevojë për investime të huaja por historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e përzier. "Shqipëria ka dëshpërimisht nevojë për investime të huaja të drejtpërdrejta, në mënyrë që ekonomia e saj të rritet. Historia e privatizimeve së fundmi ka qenë shumë e përzier. Unë mendoj se ka akoma shumë mundësi të mira biznesi, por unë do t'i këshilloja çdo investitori që të gjente një ortak shqiptar të respektuar dhe që të bënte detyrat e shtëpisë. Mundësitë ekzistojnë këtu, por ka edhe të meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk është ai që duhet të jetë”, tha Ambasadori Arvizu.
KOMUNIKIM ONLINE? E KAM PASUR NDERMEND ME PARE SE RAMA E BERISHA
Pyetjet se pse kishte zgjedhur të realizonte një komunikim në rrjetet sociale njësoj siç bëri kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Edi Rama, Arvizu u përgjigj se "megjithë respektin që kam për z.Berisha dhe z.Rama, këtë gjë kam pasur ndërmend ta bëj që në korrikun e vitit 2012 por kam pasur një axhendë të ngjeshur".
CESHTJA E FIERIT, POLITIKA E VETMJA PERGJEGJESE PER KETE RREMUJE
Arvizu u ndal edhe tek çështja e Fierit duke i mëshuar idesë se politika është e përgjegjshme për krijimin e kësaj rrëmuje. "Qytetaret e Fierit janë pa një Këshill Qarku funksional. Kjo është e papranueshme", u shpreh Arvizu. Ambasadori bëri thirrje edhe për shmangien e deklaratave nacionaliste dhe thellimin e kontributit në drejtim të stabilitetit rajonal.
AMBASADORI ARVIZU CELI BASHKEBISEDIMIN
"Mirëdita dhe Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve!
Po e pres me kënaqësi këtë mundësi dhe, në varësi të mënyrës së si do të shkojë, do të përpiqem që ta kthej këtë në një rubrikë të vazhdueshme. Përpara se të nisim, kisha dy kërkesa:
1) çdo pyetje në lidhje me vizat apo çështjet konsullore – specifike apo e përgjithshme – duhet t’i drejtohet rubrikës “Pyet Konsullin” në këtë faqe;
2) Ju lutem, përpiquni që t’i bëni pyetjet të shkurtra dhe sa më specifike, në mënyrë që bashkëbisedimi të rrjedhë. Nëse postimi juaj do të jetë një koment i gjatë politik, unë do ju përgjigjem me “ju falenderoj për pikpamjet tuaja. Po a kishte pyetje në këtë koment?”.
Do të përpiqem që t’iu përgjigjem sa më shumë pyetjeve që të jetë e mundur. Nëse do jem i drejtëpërdrejtë, mos u ofendoni – thjesht po përpiqem që t’iu përgjigjem! Faleminderit dhe tani shkrepni pyetjet tuaja!", -shkruan ambasadori Arvizu në Facebook.
PYETJE - PERGJIGJET ONLINE QE PO ZHVILLON AMBASADORI ARVIZU
Punë Juristësh - Çfarë mendoni se mund të bëjë më shumë rinia shqiptare për t'a afruar edhe më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian dhe ç'mendim keni ju për rininë shqiptare, në përgjithësi?
U.S. Embassy-Tirana - Gjithnje me ka bere pershtypje vitaliteti dhe inteligjenca e te rinjve shqiptare. Rinia shqiptare duhet te ndermarre me shume pergjegjesi individuale dhe te kembengule ne pergjegjesite e gjenerates se vjeter.
Kleid Martini - Pershendetje zoti Ambasador ! Urime per iniciativen! A mund te jete pjese e Evropes se Bashkuar nje vend si Shqiperia ne te cilin shteti shpesh refuzon me vetedije e kembengulje te zbatoje vendimet e formes se prere te gjykatave shqiptare te cilat kane dhene vendime kunder shtetit?!
U.S. Embassy-Tirana - Nje element kryesor i kriterit te Bashkimit Europian eshte te ashtuquajturat kriteret e iKopenhagenit, te cilat adresojne pyetjen tuaj. Une do te shtoja se pamundesia per te pasur progres ne luften kunder korrupsionit eshte nje problem i barabarte serioz.
Erion Habilaj - Zoti Ambasador një pyetje nga gazeta “DITA”. Ditën që është emëruar kryeprokurori i ri e keni uruar dhe jeni shprehur se duhet të bëj “përpjekje maksimale për të përmbyllur me sukses gjyqin e atyre që ishin përgjegjës për dhunën e dënueshme të 21 janarit 2011”. Mund të jeni më konkretë se çfarë keni parasysh?
U.S. Embassy - Kane kaluar tashme 2 vjet dhe shqiptaret meritojne te kene pergjigje, meritojne veprim dhe meritojne te kete drejtesi.
Sava Xhaferaj - Pershendetje zoti Ambasador. Bashkeshorti im ka hedhur letrat per bashkim familjar ne dhjetor te 2011 nga amerika, per te me marre mua,por akoma nuk kemi marre asnje pergjigje.Ai ka 20 vjet qe jeton ne USA ne shtetin e Floridas.Pyetja ime eshte he sa mund te vonoje pergjigjia e letrave?Faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana - Shikoni postimin tim hyres per ceshtjet konsullore.
Ilir Bobo - Pershendetje z ambasador Arvizu!Kam derguar disa mesazhe at U.S Embassy-Tirana, kam komentuar at “Pyetje për Konsullin”, madje kam kerkuar qe zeri im te shkoje deri tek ju, zoti ambasador Arvizu! A i keni lexuar pyetjet dhe komentet e mia? A i keni marre parasysh ato?
Do te deshiroja shume qe pergjigjet e zedhenesve lidhur me pyetjet tona te ishin te thjeshta dhe te kuptueshme duke patur parasysh qe jo te gjithe jane te arsimuar dhe i kuptojne ato.
Faleminderit faqes se U.S. Embassy-Tirana per statuset, linket, njoftimet tuaja, ftesat dhe fotografite qe hidhni ne facebook, por lidhur me ftesat, keto jane vetem per tiransit? Po ne qe jemi nga rrethet, i mean, Shkodra, Saranda, Elbasani, Fieri, Vlora, Berati etc? Me pelqen shume te marr pjese edhe une ne grupet anglisht folese dhe do te deshiroja shume qe zyra apo grupe te tilla te kishte ne cdo qytet perkates for free!
Ju uroj nje vit te mbare! Shendet te plote dhe shume sukses ne detyren tuaj e kudo! Me respekt, Iliri.
U.S. Embassy-Tirana - Per fat te keq ne kemi vetem tre Kende Amerikane ne Shqiperi - ne Tirane, Vlore dhe Kukes. Ne mbeshtesim programe te gjuhes Angleze nepermjet Korpusit te Paqes, nepermjet mbeshtetjes qe i japim mesuesve te gjuhes angleze dhe nepermjet programeve te tjera. Nuk eshte njesoj sikur te jesh ne keto Kende dhe te perfitosh nga programet e tyre personalisht por une shpresoj se keto programe ne facebook mund te ndihmojne. Une te uroj nje vit te shendetshem dhe te suksesshem. AAA
Besmira Pilinçi - Pershendetje, zoti Ambasador! Doja tju pyesja, a mendoni se per shkak te terrenit shqiptar, nisma juaj "Act Now" nuk ka realizuar pritshmerite?
U.S. Embassy-Tirana - Mendoj se ACT Now! po funksionon. Jam shume i inkurajuar nga reagimet qe kemi marre. Kane kaluar vetem 6 muaj. E kam thene dhe me pare - do te duhet kohe per te ndertuar nje kulture te angazhimit social, pergjegjesie vetjake, dhe pergjegjshmerie zyrtare. Une jam prekur shume nga ata njerez qe kane arritur te sjellin ndryshim.
Altin Ketro - Zoti ambasador Arvizu! Shqipëria ka hyrë në vitin e saj zgjedhor dhe paralelisht me afrimin e tyre po/do shtohen tonet patriotiko- nacionaliste të udhëheqësve politikë brenda dhe jashtë parlamentit. Çfarë qëndrimi kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe cili është mesazhi që Ju i përcillni faktorit politik dhe popullit shqiptar për këtë çështje? Faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana - une do ti referohesha fjalimit qe mbajta ne 15 Dhjetor. Me lejo te nenvizoj se eshte shume i vleresuar kontributi pozitiv i Shqiperise per stabilitetin ne rajon dhe eshte ne interesin e Shqiperise qe kjo gje te vazhdoje.
Fatjona Mejdini "Shqip": Z. Ambasador ne kete fillim viti politika shqiptare eshte e fokusuar kryesisht tek zgjedhjet parlamentare te qershorit. Cilat do te ishin "keshillat" tuaja per aktoret politik shqiptare ne prag te fushates te ardhshme?
U.S. Embassy-Tirana - Duhet zbatuar ajo që sekretarja amerikane e shtetit tha në nëntor, 1- zgjedhje të lira dhe të ndershme , 2- Të luftohet korrupsioni. 3- Bashkëpunim midis partive politike. Të gjitha këto janë në interes së interesave kombëtare të shqiptare. Të gjithë dhe sidomos partitë duhet të punojnë për këtë.
Urban Legend - Mjedisi ne Shqiperi eshte nje nga ceshtjet problematike dhe me impakt te madh ne gjithe ceshtjet e zhvillimit dhe sot ka nje tendence globale lidhur me ceshjtjet mjedisore nderkohe qe ne Shqiperi behet shume pak per kete gje; po keshtu dhe progarmet e partive kryesore politke e prekin pak kete teme. A ka ndonje organizate amerikane qe fokusohet ne projekte mbi ceshtjet mjedisore ? A mundet qe ACT Now te fokusohwet edhe ne kete ceshtje ? Si mund te perfshihem une te ACT Now per ceshtjet mjedisore duke qene qe jam ekspert ne kete fushe ? Ju faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana - Jam dakord - mjedisi eshte nje problem ne Shqiperi. Nje celes i suksesit kerkon nje ndergjegjesm te madhe. Organizatat jo-Qeveritare jane aktive ne kete fushe, por progresi i vertete do te kerkoje nje ndergjegjesim ne nivel kombetar, qe te jete nje problem. Duhet te kete me shume dedikim nga CDOKUSH per te ndaluar degradimin e mjedisit te vendit. Mos hidhni me plehra nga dritaret. Te mbeshteten ligjet e planifikimit urban - te mbeshteten projekte me te mira per plehrat...Cdo individ duhet te kontriboje.
Shkelzen Puci - Z.Ambasador cili është qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e një eksponenti të Partisë Socialiste, z.Bajraba në SHBA dhe ka pasur një komunikim në kanale zyrtare ndërmjet Ambasadës Amerikane dhe Partisë Socialiste në lidhje me këtë çështje ?
U.S. Embassy-Tirana - Une e kam marre informacionin duke lexuar gazeten Palo Alto Times. Nuk ka pasur asnje komunikim zyrtar midis zyrtareve ligjore te Shteteve te Bashkuara dhe Ambasades Amerikane mbi kete çeshtje.
Arber Hitaj - Zoti Arvizu pershendetje nga Arbri , News 24. Dy pyetja doja tju beja . 1- Duke nisur nga polemikat e forta qe opozita ka pasur ndaj vendimit te fundit te kolegjit zgjedhor per ZAZ-te , por edhe diskutimet per ndarjen e mandatave , pra nje situate e jo aq e qete , a jane te garantuara zgjedhje te lira. 2- Cili eshte qendrimi I ShBA lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili vleresohet me i leverdisshem, jo vetem ne pikepamje ekonomike, por edhe gjeopolitike? Te falenderoj ,dhe te uroj pune te mbare .
U.S. Embassy-Tirana - Une jam paksa i shqetesuar per KQZ-ne. Ka pasur probleme qe une i kam perceptuar si probleme te drejteperdrejta administrative, te cilat jane politizuar. Ky nuk eshte nje ogur i mire per 23 Qershorin. Persa i perket TAP-it, mendoj se jeni duke iu referuar raportit te fundit te pergatitur nga Komiteti i Marredhenieve me Jashte te Senatit. Ne qeverine e Shteteve te Bashkuara, dega legjislative ka pergjegjesine dhe detyren per te informuar Administraten mbi pozicionin e politikave te jashtme.
Qeveria e Sh.B.A mbeshtet diversifikimin e burimeve energjitike ne Europe. Politika e Administrates per neutralitet midis TAP dhe Nabucco West nuk ka ndryshuar.
Brikena Hoxha - I nderuar zoti Ambasador, deshiroja te pyesja lidhur me problemin e krijuar ne Institucionin e Keshillit te Qarkut te Fierit, pasi edhe ju jeni vene ne dijeni; cilat jane, sipas jush, rrugezgjidhja e kesaj situate?Pse nuk respektohet verdikti i popullit apo edhe vendimet e gjykatave te te gjitha shkalleve?
Besoj se kjo situate nuk ka ngjare ne asnje vend demokratik. Ju uroj, gjithe te mirat!
U.S. Embassy-Tirana - Fieri eshte nje problem i vertete. Nje gje eshte e qarte - politika eshte e pergjegjshme per krijimin e kesaj rremuje. Ne te njejten kohe, qytetaret e Fierit jane pa nje Keshill Qarku funksional. Kjo eshte e papranueshme.
Denis Dedej - Zoti Ambasador, duke vleresuar punen tuaj, ka disa te tjere qe ndoshta nuk vleresojne sa duhet punen e perfaqesuesve diplomatik ne vendin tone. Ditet e fundit, politikane dhe analiste kane akuzuar disa ambasadore te atashuar ne Shqiperi se jane te pabesueshem dhe kane interesa ne vendin tone. A keni ju nje koment per keto deklarata dhe a jeni ne dijeni per nje gje te tille? Faleminderit.
U.S. Embassy-Tirana - Une jam ketu per te perfaqesuar Shtetet e Bashkuara. Cdokush ka te drejten te kete nje opinion apo mendim se sa i efektshem eshte nje ambasador ne punen e tij.
Mirgit Vataj - Pershendetje zoti Ambasador! Gjatë seminarit “Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm për organizatat e shoqërisë civile” ju jeni shprehur se duhet një bashkëpunim më i madh mes qeverisë dhe shoqërisë civile. Ne perceptimin tuaj cilet jane faktoret qe pengojne kete bashkepunim dhe si ju duket performanca e shoqerise civile gjate ketyre dy viteve qe ju punoni ne Shqiperi?
U.S. Embassy-Tirana - Ka disa kampione te vertete ne shoqerine civile, ashtu si ka edhe disa ne shoqeri civile te cilat jane shume te politizuara, gje e cila pengon efektshmerine e tyre. Sfida qe shtrihet perpara nuk eshte per shoqerine civile ne vetvete, por nje angazhim qytetar i gjere dhe i thelle.
Herion Mesi - Përshëndetje z. Ambasador! Nga gazeta “Shekulli”, Herion Mesi jam! Dy pyetje nëse mundem: 1. Duke qenë se jemi në një vit elektoral për Shqipërinë, lind pyetja nëse zgjedhjet e 23 qershorit manipulohen, cili do jetë qëndrimi i Amerikës?
2. Në Senatin Amerikan ka mbërritur një raport lidhur me projektet e gazsjellesave TAP dhe Nabucco. Cili është gjykimi juaj për këtë çështje? Ju faleminderit dhe punë të mbarë!
U.S. Embassy-Tirana - Une e kam adresuar ceshtjen e TAP ne nje koment te meparshem. Persa i perket zgjedhjeve, une mendoj se Sekretarja Klinton ishte shume e qarte kur ajo tha "eshte e rendesishme per te sigurar qe zgjedhjet e ardhshme te jene te lira dhe te drejta, dhe te shihen si te tilla nga e gjithe bota. Se pari dhe me e rendesishmja eshte qe shqiptaret duhet te besojne tek rezultatet". AAA
Eni Cemurati - I nderuar z. Ambasador!Referuar vezhgimeve tuaja, a mendoni ju se Shqiperia eshte e gateshme per te realizuar zgjedhje te lira e te ndershme kete vit?
U.S. Embassy-Tirana - Pyetja juaj ka te beje me vullnetin politik. Une nuk mund t'i pergjigjem - duhet te pyesni udheheqesit tuaj politik.
Drini Zeqo - Zoti Ambasador pershendetje, faleminderit per kete mundesi! Drini Zeqo- ABC NEWS. Lidhur me akuzat qe shkembehen gjate ketyre koheve te fundit ne nivel politik mes krereve te forcave politike apo njerezve te tyre te aferm, cili eshte roli qe jane duke mbajtur oganet hetimore apo te drejtesise lidhur me keto akuza te cilat shpesh mbeten per konsum mediatik dhe nuk dime nese jane te verteta apo jo? Si veprohet ne te tilla raste ne SHBA? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana - Shqiperia ka nje nevoje kritike per statistika dhe informacion objektiv, te sakte dhe jo te njeanshem, pasi ato lidhen me informacion zyrtar. Burime te ardhurash, deklarata asetesh, etj.
Erl Hereni - Shkelqesia Juaj, Zoti. Arvizu. Se pari, ju falenderoj per mundesine qe i ofroni nje nder popujve me Pro-Amerikane, per te komunikuar me ju.
Pyetja ime ka te beje me nivelin e demolracise ne vend, dhe rolin qe ka shoqeria civile ne perparimin e kombit!
A mendoni se Shoqeria Civile ne Shqiperi mund te konsiderohet "fajtore" per Nivelin e Ulet te Demokracise ne vend, gjithnje referuar angazhimit te saj dhe raporteve qe matin Nivelin e Demolracise respektivisht?
U.S. Embassy-Tirana - Njerezit dhe individet te cilet jane aktive ne shoqerine civile kane te drejten te kene pikepamjet e tyre politike, pavarshisht se sa te forta jane ato. Por kur ata perfshihen si anetare te shoqerise civile, veprimet e tyre duhet te jene jopolitike ose perndryshe besueshmeria e tyre mund te demtohet. Une gjithashtu kam degjuar disa akuza se si disa organizata joqeveritare jane te korruptuara dhe me qellime perfitimi per veten e tyre. Cdo shoqate joqeveritare e besueshme duhet te jete transparente ne burim, perdorim dhe raportim te fondeve.
Mirsad Sylja - Përshëndetje nga Shkodra Z. Ambasador! Kur do kemi rastin t’ju shohim prezent në një studio televizive të një qyteti tjetër e jo vetem nga Tirana. Pyes, pasi ju kemi ndjekur vetëm nga mediat kombëtare, ku edhe konturat e bisedës janë të një kornize të përcaktuar; kemi nevojë t’ju shohim edhe në biseda ndryshe ku ju i afroheni më afër shtresave dhe zonave të ndryshme të Shqipërisë? Faleminderit!
U.S. Embassy-Tirana - Pyetje e shkelqyer! Une ne fakt shqetesohem per ekspozimin e tepert ne media dhe po perpiqem qe t'i rralloj daljet e mia ne televizion. Por ju sillni nje argumet te mire persa i perket kendveshtrimit rajonal. Do ta kem parasysh kur te programoj intervistat ne vijim.
Blerta Kraja - I nderuar Zoti Ambasador, nese nje shtetas i huaj do t'Ju pyeste a ia vlen te vish e te investosh ne Shqiperi, Ju si do t'i pergjigjeshit? Ju falenderoj paraprakisht per pergjigjen.
U.S. Embassy-Tirana - Pyetje e veshtire dhe e mire! Shqiperia ka deshperimisht nevoje per investime te huaja te drejteperdrejta, ne menyre qe ekonomia e saj te rritet. Historia e privatizimeve se fundmi ka qene shume e perzier. Une mendoj se ka akoma shume mundesi te mira biznesi, por une do t'i keshilloja çdo investitori qe te gjente nje ortak shqiptar te respektuar dhe qe te bente detyrat e shtepise. Mundesire ekzistojne ketu, por ka edhe te meta. Mjedisi i biznesit/investimeve nuk eshte ai qe duhet te jete.
Anila Kamberi - Se pari pergezoj Z.Ambasador per karizmin e tij ndersa shtroj pyetjen time te cilen po mundohem ta formuloj sa me shkurt:
RRitja e terminologjise dhe e iniziativave nacionaliste nga shume pale ne vendin tone eshte e diktuar nga presioni elektoral per vota e fonde o eshte thjesht nje rifuxhio natyrale ndaj frustacionit te rrjedhur nga kriza e forte morale, politike, ekonomike dhe sociale qe po kalojme ne shqiptaret kohet e fundit...
U.S. Embassy-Tirana - Te gjitha sa me siper.
Florenc Stafa - A do t'i pervishni serish menget me 23 qershor dhe a nuk eshte nje gje e tille interferim ne sovranitetin e Shqiperise?
U.S. Embassy-Tirana - Une nuk mendoj se veprimet e Ambasades Amerikane ne zgjedhjet lokale te Majit te vitit 2011 perbene nderhyrje ne pune e brendshme te Shqiperise.
Erion Kristo - Urime z. Arvizu per kete iniciative shume sublime, qe mund te sherbeje edhe si model qeverisjeje per pseudopolitikanet tane. pyetja ime eshte: Ne diten e fundit te vitit u shtyp me makine nje gjeni matematik, prof. Edmond Pisha, qe ka cuar me dhjetera studente shqiptare ne universitetet me te mira te botes. A mund te kemi mbeshtetjen e Ambasadorit ne luften kunder aksidenteve rrugore qe po marrin jete njerezish? Apo do ta harxhojme energjine vetem me politiken e pandreqshme?
U.S. Embassy-Tirana - Përshendetje Erjon - Më vjen mirë që dëgjohemi. Ti duhet të kesh dëgjuar për MADD(mothers against drunk driving), në SHBA. Studimet tona tregojnë një numër të madh vdekjesh erdhën si pasojë e shoferëve që drejtojnë makinat të dehur . Për këtë shumë shtete kanë penalizuar shoferët e dehur. Detyrimi dhe ndëshkimi ishin zgjidhja. Cdokush në Amerikë ia vuri veshin këtyre rregullave. Unë mendoj se hapi i parë që duhet bërë për Shqipërinë për të parë shkaqet e vdekjeve në rrugë. Ai hamendësoi nëse ishte nga " Përdorimi alkoolit, rrugët e prishura, njerëzit nuk vendosin rripin e sigurimit, nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit? Gjithçka tingëllon si “Vepro tani”."
KOMUNIKIMI ONLINE U NJOFTUA ZYRTARISHT DJE
“Të dashur miq, në korrik ne ju premtuam nisjen e një program të ri, “Pyet Ambasadorin”. Nesër, në 8 Janar, nga ora 15:00 deri në orën 17:00, Ambasadori Alexander A. Arvizu do i përgjigjet pyetjeve tuaja në një chat direkt online. Ne e dimë që do të ketë shumë interes për këtë program, prandaj ju lutemi kini parasysh që mbase koha nuk do të mjaftojë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që do të bëhen. Megjithatë, Ambasadori është angazhuar që ta zhvillojë këtë program çdo muaj, kështu që ju do të keni sërish mundësi për t’i ripostuar sërish ato. Ndaj bëni gati pyetjet tuaja dhe postojini në murin (wall) e faqes sonë nesër, në orën 15:00”, thuhej dje në njoftimin për shtyp të ambasadës amerikane në Shqipëri të publikuar në profilin e saj në facebook.
*Lajmi u publikua fillimisht në orën 15:00 dhe u përditësua në orën 17:00
Redaksia online
(Gre.M/ad.ti/eç/Shqiptarja.com)