Arvizu: Ju nuk kualifikoheni për
heqjen e vizave me SHBA-në

Arvizu: Ju nuk kualifikoheni për<br />heqjen e vizave me SHBA-në
TIRANË – Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka deklaruar këtë mbrëmje se Shqipëria nuk kualifikohet për liberalizimin e vizave me SHBA, nuk është gati. "Programi i udhëtimit pa viza nuk ka negociata, nuk ka një raportim të statusit, nuk ka konsiderata të veçanta: ose kualifikohesh, ose nuk kualifikohesh. Është shumë e lehtë në këtë mënyrë. Nuk ke nevojë të zhvillosh negociata komplekse. Cili është niveli i refuzimit të vizave? 40.5%. Nuk jeni gati ende", - tha ai. Këtë deklaratë, Arvizu e bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentët e ekselencës në Universitetin e Tiranës, ku ishte i ftuar sëbashku me ambasadorin e BE-së, Ettore Sequi, të fliste për zgjedhjet dhe demokracinë.
 
Ambasadori i SHBA-së shpjegoi: “Do ta prisja ditën kur shqiptarët do të jetë e mundur të udhëtojnë pa viza, lirshëm, drejt ShBA-së. Megjithatë, ka rregulla. Është Kongresi, i cili, që cakton rregullat dhe administrate që i zbaton ato. A kemi ndonjë staticien këtu? Ok, ja ku kemi disa student që studiojnë statistikë. Ajo që mendoj dhe që po flasin disa prej kandidatëve, është programi i udhëtimit pa viza.
 
Tani për tani, 37 vende përfitojnë prej kësaj: 30 janë në Europë dhe 7 janë në Azi. Ka disa kritere që e bëjnë një vend të ligjshëm për programin dhe njeri prej tyre është niveli i refuzimit për vizat e zakonshme, i cili duhet të jetë 3% ose më pak. Ka dhe kërkesa të tjera, por duhet të jetë në nivelin 3% ose më pak.
 
Vitin e shkuar kalendarik, niveli i refuzimit të vizave për shqiptarët ka qënë 40.5% dhe nëse do të shihnit 5 ose 6 vitet e fundit, ka lëvizur dhe nuk ka rënë kurrë nën 35%dhe nuk ka qënë kurrë mbi 45%. Kështu që, duke ditur atë që ju dini, më duhet një staticien që të më thotë se cili është propabiliteti statistikor i të lëvizurit nga 40.5% në katër vitet e tjera në 3% deri 4%.
 
Diçka tjetër është e rëndësishme që ta bazojmë. Flasim për informacione. Faktet janë fakte. Kam dëgjuar në një diskutim se “do të ketë negociata, të njëjtën gjë që bëmë me Europën dhe Shengenin” e ndoshta si shqiptarë jeni mësuar që dikush nga Brukseli marshon drejt një podiumi dhe thotë që Shqipëria ka bërë përparim, ka bërë progres këtu e aty. Por në këtë gjë për të cilën ne po flasim, programi i udhëtimit pa viza nuk ka negociata, nuk ka një raportim të statusit, nuk ka konsiderata të veçanta: ose kualifikohesh, ose nuk kualifikohesh. Është shumë e lehtë në këtë mënyrë. Nuk ke nevojë të zhvillosh negociata komplekse. Cili është niveli i refuzimit të vizave? 40.5%. Nuk jeni gati ende. Për këtë arsye më nevojitet ndihma e një statisticieni”-, përfundoi ai.

I pyetur nga zv.dekani i Universitetit se “si i komentoni atëherë disa deklarata kongresmenësh amerikanë, bërë në Shqipëri, si shkarje goje apo mbështetje për ndonjë parti”, ambasadori amerikan tha:

"Ju flisni për një kongresmen nga Alabama, i cili është miku im, që është një person që ka shumë njohuri për Shqipërinë,  e do shumë vendin tuaj dhe do të jetë inkurajues. Ai i ka bërë këto komente. Por programi i lëvizjes pa viza përgatitet dhe miratohet nga Kongresi, që e ka të drejtë. Procesi i shkrimit të ligjeve në SHBA është tërësisht ndryshe. Marrin për shembull, Shqipërinë. Do shihen shumë statistika, informacione pro dhe kundër. Por ka dhe persona që do thoshin: Po vendet e tjera? Si do kontrollojmë kush do hyjë në vend? Kështu që ky është një proces shumë përfshirës dhe mendoj se në këtë frymë është shprehur kongresmeni”, - tha ai.

ARVIZU: MOS LEJONI T'JUA MARRIN VOTEN PER TE MIREQENE, POR TA MERITOJNE. SHIKOJUNI REZULTATET

“Demokracia e vërtetë është që të mos lejosh që vota juaj të merret e mirëqenë, por që të meritohet. Duhet të vendosni vetë për kë të votoni”. Ky ka qënë një tjetër mesazh, që ka dhënë ambasadori amerikan. Në fjalën e tij, ndër të tjera, ai vuri në dukje: “Nëse ju nuk flisni, atëherë partitë do ta marrin votën tuaj për të mirëqënë.  Edhe në SHBA, si demokratët dhe republikën e marrin kauzën e tyre për të qënë.  Ajo që unë kam vërejtur edhe në Shqipëri, është se të dyja palët në Shqipëri e marrin votën tuaj për të mirëqënë. Elementi i pjesëmarrjes në votim ka rëndësi; në Amerikë ne jemi të gëzuar që 60% e qytetarëve dalin në votime, por nuk është kjo parësorja. Demokracia e vërtetë është që të mos lejosh që vota juaj të merret e mirëqënë. Nëse ju keni votuar për shembull, për PS-në, vite e vite me radhë, duhet të vendosni vetë për kë të votoni. Nëse ju jeni nga Mirdita për shembull dhe keni vuajtur e familja juaj ka vendosur të votoni për PD-në, edhe kjo mund të jetë në rregull. Por, mos lejoni partitë që ta marrin votën tuaj të mirëqënë,  por që ta meritojnë atë. Mendoni se çfarë kanë bërë, çfarë kanë realizuar. Ju jeni shumë të mençur dhe e shihni se çfarë është pjesë e një "show”, - nënvizoi Arvizu.

"Kemi folur këto kohë edhe për KQZ-në", - shtoi ai. - 'Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje që është zhvilluar në 2011-ën, nuk bëhet fjalë për kapitullin e Kodit, por pika qëndron: Ju si drejtues të mundshëm, keni nevojë për një masë besimi që vota të numërohet siç duhet, që rregullat do ndiqen, që nuk ndryshohen në minutën e fundit në avantazh të njerës apo tjetrës palë. Në një demokraci të suksesshme besimi tek zgjedhjet ka vlerë".
 
SEQUI: QENDRONI VAZHDIMISHT TE INTERESUAR PER KOMUNITETIN TUAJ, KERKONI PROGRES TEK VETJA SE PARI

Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, nga ana e tij, u tha studentëve të ekselencës: BE kërkon që të shohë që vendet që aspirojnë për aty të kenë demokraci, të respektojnë minoritetet; e dyta, të ketë ekonomi konkuruese në treg dhe e treta, legjislacion. Kjo ka të bëjë me miratimin e këtij legjislacioni në vendin tuaj. Kur ne flasim për këtë, flasim që ai të aplikohet në vendin tuaj, si për transportin, prokurimin publik etj. Vendosmëria juaj për të ecur në këtë drejtim është ajo që ju bashkon apo ndan nga Evropa.
 
Kur u largova nga Shqipëria në dhjetor 2004, e mbaj mend qartë se para konsullatës italiane kishte radhë të gjata. Ishin skenarë si në Bibël, të tmerrshëm. Tani jam kthyer dhe para dyerve të konsullatës nuk ka më fare radhë. Pra, është bërë një transformim, që ka sjellë shumë shqiptarë në Evropë. Për këtë Shqipërisë iu desh të përmbushte disa kushte që kishin të bënin me emigrimin, rendin etj. e si rrjedhim erdhi edhe fluksi i financimeve të BE-së që në Shqipëri ka qënë më shumë se gjysëm miliardë euro.

Pse jua them unë këto gjera? Se ju jeni udhëheqësit e ardhshëm të këtij vendi dhe dua të jeni të ndërgjegjshëm për besimin që duhet të keni tek vetja. Sipas sondazheve, Evropa simbolizonte ëndrrën e shqiptarëve dhe angazhimi juaj në të ardhmen, ju përket. Ju keni edhe përgjegjësi. Që t’ia kërkoni përgjegjësinë, klasës politike, që e ka detyrë të materializojë aspiratat e shoqërisë. Ju do ta përdorni votën tuaj sa herë të mundeni që në programet e këtushme të përfshihet integrimi evropian. Dhe mos harroni të votoni: jam plotësisht dakord me atë që tha ambasadori Arvizu. Por përgjegjësia juaj nuk mbaron aty, vetëm tek hedhja e votës. qëndroni gjithnjë të interesuar për problemet.  Qëndroni gjithnjë të interesuar për demokracinë, për të ardhmen e vendit tuaj. Duhet të formësoheni dhë të kontribuoni në formësimin e politikës. Kjo është arsyeja që tre ligjet e famshme nuk e mbyllin procesin e integrimit.

ARVIZU: NUK DO BEJME HIPOTEZA PER 23 QERSHORIN, DO MOBILIZOHEMI T'I VEZHGOJME

I pyetur për progresin e zgjedhjeve në Shqipëri, ambasadori amerikan tha : "Kanë kaluar 22 vjet që nga rënia e komunizmit. Nuk ka një sistem të përsosur zgjedhjesh, as në SHBA, por këtu zgjedhjet kanë vend për përmirësim. Sjellja teknike ka ndryshuar, prania e teknologjia për më shumë rezultate në kohë reale. Nëse më kujtohet mirë, në SHBA rezultatet dolën për 5 orë e gjysëm. Në 2011-ën kam parë se çfarë ndodhi këtu. Të dyja partitët mbanin rezultatin e votave, që të siguronin një farë avantazhi. A njihni ndokënd që të mbahet në burg për këtë? A është kjo shenjë e një demokracie të shëndetshme? Nuk është! Kështu që ka pasur mjaftueshëm zgjedhje, ka pasur dhjetra raporte nga ODIHR, nga KE, nga Instituti Kombëtar Demokratik, pra, nuk është një shekncë, janë disa gjëra bazë që mund të bëhen. Por, duhet të presim. Nuk mendoj që ëhstë ndihmuese apo e dobishme të thuash “nëse”. Në diplomaci, tek për tek, ne nuk u përgjgijemi pyetjeve hipotetike. Por ne do të mobilizohemi se si do zhvillohen zgjedhjet, do të komunikojmë gjatë gjithë ditës, do të ketë një mission vëzhgues nga ODIHR, le të shohim se çfarë do të ndodhë dhe shpresoj të ndodhë mirë.
 
PYETJET E STUDENTEVE TE EKSELENCES
 
Cili ishte motivi i zgjedhjes së kësaj detyre nga ju?
 
Arvizu: Unë e kam bërë këtë për dy arsye kryesore: kam qënë kurioz për vendet e huaja, kam dashur gjithnjë të mësoj për vendet e tjera. Kam shpenzuar Jam 55 vjeç dhe 24 vjet jashtë. E dua shumë vendin tim, e dua Amerikën, me të metat e saj. Është një jetë e përsosur për mua që të punoj për vendin tim dhe të shoh vende të tjera. Kam shpenzuar vite në Azi derisa m'u tha se se do isha ambasador në Shqipëri nuk kisha shpenzuar asnjë minutë për Shqipërinë. E dija se kush ishte Enver Hoxha, pranë Titos, lidhjet me kinezët, por nuk dija shumë gjëra. Kur erdha këtu nuk njihja Ballkanin dhe mentalitetin ballkanik. Ju lutem më kuptoni, nuk jam një person pa përvojë, jam marrë me koreanët, kam qënë në Kamboxhia. Kjo punë të përgatit për shumë gjëra të bën shumë të fortë. Kështu që erdha këtu në vendin më të mrekullueshëm, në vendin më proamerikan të botës, prisja shumë.

Jam optimist në tërësi, por ka qënë zhgënjyese situata në disa raste. Krahasuar me situatën e tanishme dhe atë që erdha, luftën kundër korrupsionit, nuk kam parë shumë përparësim në këtë, por kuptoj që gjëra të tilla nuk janë të lehta për t’u matur se gjërat duhet kundruar në periudha më të gjata kohore.
 
Dua të jem i sinqertë. Disa njerëz e urrejnë nismën “Vepro tani”. Përse? Është e thjeshtë. Vepro tani. Shoqëria civile mund të jetë mjeti. Shoqëria civile mund të jetë mjeti që zëri juaj të dëgjohet. Vepro tani nuk ka asnjë lidhje me politikën, nuk merr asnjë kah, por ndihmon qytetarët. Si ambasador amerikan unë besoj tek qeveria, por si qytetar unë nuk besoj. Kjo është e shëndetshme. Mos besoni gjithçka që ju thuhet, as mos lejoni ta bëjnë të tjerë për ju, por gjykoni vetë".
 
Sequi: "Babi im ishte mjek dhe unë do bëhesha mjek. Por zgjodha këtë punë se isha natyrë kurioze. Dhe unë kam hyrë tani në vitin e tetë në Shqipëri dhe shoh shumë ngjashmëri me rajonin nga i cili vij dhe ndihem si në shtëpi këtu.  Shqipëria ka qënë pjesë e fatit tim, në njëfarë mënyrë. Kur isha i ri kisha një radio dhe jo çdo natë, dëgjoja Radio Tiranën që jepte emisione në italisht gjysëm ore dhe unë kurioz që të mësoja çfarë ndodhte këtu. Unë u largova dhe erdha sërish këtu. Dhe çfarë aspiratash kam pasur kur erdha për të dytën herë? Kur erdha në Shqipëri unë e kisha kuptuar që për një vend që do të bëhet anëtar i BE-së, kjo do jetë arritje shumë e madhe dhe procesi do ishte me shumë përfitim".

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare

Vlorë/ Makina plagos të miturin në Lungomare