Arvizu: Nano, kandidaturë
serioze, procesi kushtetues

Arvizu: Nano, kandidaturë<br />serioze, procesi kushtetues
TIRANE – Ish kryetari i PS-se Fatos Nano mori dje mbështetjen e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu në garën e tij për president. Kandidati i vetëshpallur për president, zhvilloi dje pasdite një takim rreth 90 minutanë restorant "Piazza" në qendër të Tiranës.  Duke vlerësuar si mjaft të rëndësishëm procesin e zgjedhjes së presidentit, i cili në radhë të parë duhet të jetë një proces kushtetutes, ambasadori Arvizu vlerësoi se kandidatura e Fatos Nanos përfshihet në kategorinë e kandidaturave serioze.

“Sikurse për shumë shqiptarë, një nga programet e mia të preferuara është “Zonë e lirë”. Zoti Çani po ju ndjek edhe ju gjithashtu dhe çdo javë. Është interesante të shoh listën e kandidatëve që ai ka 12 apo disa të tjerë. Qartazi disa kandidatë janë më seriozë se të tjerët dhe zoti Nano është në këtë kategori ndaj është e rëndësishme të vazhdojmë diskutimet tona”,- deklaroi ambasadori Arvizu pas takimit.

TE JETE PROCES KUSHTETUES
Ambasadori nënvizoi se zgjedhja e presidentit duhet të jetë një proces kushtetues pasi ka lidhje me të ardhmen e vendit sikurse dhe me marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon, me BE e SHBA. “Dua të nënvizoj se ky është një proces qartësisht shqiptar. Është një proces që ka lidhje me të ardhmen e këtij vendi dhe drejtimin e tij, sikurse edhe lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në rajon perspektivën në BE apo marrëdhëniet me SHBA. Ne nuk po flasim për zgjedhjen e një ministri të kabinetit qeveritar, por për Presidentin e Repulikës së Shqipërsië. Kështu që parakushtet dhe kërkesat janë të vendosura qartësisht në Kushtetutë. Duhet një proces kushtetues, pasi nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e një ministri, por presidentin- nënvizoi Arvizu.

NANO: JASHTE NATYRES TIME KONFLIKTET DO AVANCOJ ME OFERTAT E MIA
Nga ana e tij ish kryeministri Fatos Nano vlerësoi shumë takimin me ambasadorin, “si pjesë organike” bisedimeve të nisura në kuadër të garës për president, ku ai është shpallur se do të jetë mbi palët dhe do të punojë për nxitjen e bashkëpunimit dhe reformave.
“Ndamë qëndrime të njëjta dhe vlerësuese për nevojën e një klime politike më të frytshme që të nxisë dinamikën e reformave që duhet ti përshtatet dhe sfida e ardhshme presidenciale.”
Nano u shpreh optimist se gëzon mbështjen e deputëve socialistë.
“Kur të takoj zotin Rama do të riaktivizoj gjithë aktivitetin e shpallur dhe të fjetur të së majtës në mbështetje të liderit historik të saj” theksoi Nano. Takimi me kreun aktual të PS-së është parashikuar për tu zhvilluar këto ditë.

Për deklaratat e kryeministrit, Sali Berisha se kandidati për president do të jetë nga PD, Nano tha: “Kryeministri është përfaqësues i mazhorancës dhe ai po bën mirë punën e tij. Ai nuk është një politikan i rekordeve të pjesëshme. Unë nuk mund ta marr kryeministrin në mënyrë kaq të pjesshme”.

Nano mbylli fjalën e tij duke thënë se ishin “ jashtë natyrës, traditës dhe qëndrimeve politike të jetës episodet konfliktuale. Unë do të avancoj me oferta që zgjidhin probleme”.

ARVIZU DJE  PARADITE: VLERESOJ NANON POR S'ESHTE I VETMI KANDIDAT
 Fatos Nano është një person që ka shumë kualifikime por në garën për president “është ende herët, ka ende rrugë të gjatë”. Është ky mendimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në lidhje me vetë kandidimin e ish-liderit të Partisë Socialiste.

“Kam ndjekur deklaratat e Nanos”, tha dje paradite Arvizu, pak orë para takimit të pasdites, që do të zhvillonte me Fatos Nanon. Ai shtoi se “është mirë që dikush ka vullnetin të kontribuojë për vendin. Ai theksoi se “Nano nuk është kandidati i vetëm”. Sipas ambasadorin amerikan, “ka shqiptarë të ndershëm që ta drejtojnë presidencën. E rëndësishme është që të zgjidhet kandidati i duhur”.
(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni