PUKË - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexandër Arvizu, ka vizituar sot qytetin verior të Pukës, për të marrë pjesë në Panairin e Shëndetit dhe për të ngritur çështje të rëndësishme shëndetësore, si dhe për t’u njohur me traditat kulturore, gjithashtu ka marrë pjesë edhe në ceremoninë për 70-vjetorin e çlirimit të qytetit.

Ambasadori Arvizu ne fjalën e tij përgëzoi Ministrinë e Shëndetësisë dhe Korpusin e Vullnetarëve të Paqes për promovimin e jetesës së shëndetshme nëpërmjet këtij panairi.

“Ky aktivitet është për ju, prandaj dua t’ju nxis të gjithëve që të zbuloni stendat dhe të bëni pyetje, në mënyrë që të mësoni si mund të parandaloni sëmundjet dhe të përmirësoni shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj”, u tha ambasadori qytetarëve të Pukës.

 “Nëse doni të bëni një ndryshim për shëndetin tuaj, atëherë unë do ju nxisja që të lini duhanin”, -tha ai.

arvizu

Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve të Pukës për mikpritjen e ngrohtë, vlerësoi bukurinë dhe burimet natyrore të qytetit dhe nxiti qytetarët për të punuar së bashku për të kapërcyer pengesat që mund të dalin përpara e të gjejnë mënyra për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqënien e komunitetit të tyre.

Më pas, Ambasadori Arvizu, së bashku me drejtorin e Korpusit të Vullnetarëve të Paqes dhe Kryetarin e Bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, vizituan Panairin e Shëndetit, organizuar nga Drejtoria e Shëndetit Publikun në qytetin verior të Pukës.

Ky aktivitet vjetor synon të rrisë ndërgjegjësimin në komunitet mbi disa çështje shëndetësore dhe fokusi i këtij viti është zbatimi i fushatës anti-duhan, si dhe abuzimi me alkoolin dhe dhuna në familje.

arvizu

Ambasadori Arvizu në Pukë: Zonë potenciale për zhvillimin e turizmit
Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, mori pjesë gjithashtu edhe në kremtimet për 70-vjetorin çlirimit të qytetit të Pukës.
 
Ai gjatë kësaj ceremonie shoqërohej nga deputeti i partisë Kristian demokrate, Mark Frroku, teksa u prit edhe nga kryebashkiaku i Pukës Beqir Arifi.
 
Arvizu së bashku me drejtuesit lokal e vendorë dhe qytetarë të shumtë mori pjesë në homazhet tek varrezat e dëshmorëve, ndërsa gjatë fjalës tij kurseu komentet për aktualitetin politik.
 
Ai vlerësoi bukuritë natyrore të kësaj zone që sipas tij mund janë potenciale për zhvillimin e turizmit.
 
Arvizu u bëri apel pukjanëve të kujdesen për një mjedis të pastër, të heqin dorë nga konsumimi i cigares.
 
Sakaq u ndal edhe te dhuna në familje, ku shtoi se është një fenomen që nuk duhet të ekzistojë në shoqërinë shqiptare.

“Gjithmonë e kam ndjerë se ka diçka të veçantë kur flitet për pjesën veriore të Shqipërisë. Kur kam parë hartën e Shqipërisë kam thënë se para se të largohem duhet patjetër të vizitoj qytetin e Pukës, dhe ja ku ndodhem sot, ju falënderoj që më ftuat. Burrat e vërtetë i mbrojnë gratë e tyre, ato nuk do të bënin asgjë për t’i lënduar ato. Cili nga ju si burra duhet të paramendojë se do të lëndojnë nënën tij? Askush besoj?! Atëherë mendoni të njëjtën gjë për bashkëshortet tuaja, për motrat tuaja për bijat tuaja”, tha ambasadori Arvizu.


arvizu
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)