ELBASAN – Ambasadori amerikan, Alexander A. Arvizu ka marrë pjesë sot në betimin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në qytetin e Elbasanit. Arvizu i ka dhënë përgjigje aludimeve të shprehura së fundmi nga kryeministri Berisha, duke deklaruar hapur se qëndrimet e tij nuk i referohen asnjë axhende personale. 

“Disa njerëz ndoshta do dëgjojnë, që gjatë zgjedhjeve unë kam axhendë personale, por në fakt nuk kam një axhendë personale në Shqipëri”. Arvizu ka theksuar se “përcjell qëndrimin e ShBA dhe jam betuar përpara Presidentit të ShBA-ve”.
 
“Unë nuk e kam një axhendë të tillë dhe këta amerikanë të mrekullueshëm gjithashtu nuk e kanë një të tillë”, ka thënë Arvizu, duke iu referuar edhe vullnetarëve amerikanë të paqes në Elbasan.  
 
“Jemi këtu me një qëllim; për të përfaqësuar veten tonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Ky është përkushtim ynë dhe premtimi i gjithësecilit prej nesh”, ka përmbyllur mesazhin e tij shpjegues ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander A. Arvizu.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)