LEZHË – Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu i kërkoi politikës shqiptare të mos vonojë në miratimin e Gjykatës Administrative.
I ndodhur në Lezhe për një inaugurim në gjykatën e këtij qyteti, përfaqësuesi i diplomacisë amerikane në Tiranë, tha se duhet akoma më shumë punë për përsosjen e sistemit të drejtësisë.
“Vlerësojmë shume rolin e Gjykatës Administrative dhe ligjin qe po hartohet posaçërisht për te, i cili do forconte sistemin e drejtësisë. Do ftoja politiken te bënte me tepër ne këtë drejtim. Duhet pranuar se sfida për te përsosur sistemin e drejtësisë është e madhe, pasi nuk ka një zgjidhje te vetme, por duhen reforma te përhershme”, tha ambasadori amerikan.
PROJEKTLIGJI
Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u miratuan 8 nene të projektligjit për gjykatat administrative, por diskutimet u ndërprenë pasi palët kishin mendime të ndryshme për nenet e tjera.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com