Arvizu takon Bashën, nuk
komenton shkarkimin e Shaqirit

Arvizu takon Bashën, nuk <br />komenton shkarkimin e Shaqirit
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksander Arvizu. Takimi mes tyre i përfunduar pak çaste më parë u mbyll pa asnjë deklaratë si nga zoti Basha edhe nga kryediplomati amerikan.

Kryediplomati i SHBA i ka prezantuar Bashës zv.ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sakaq i pyetur nga gazetarët për shkarkimin e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, ambasadori Arvizu nuk ka dhënë asnjë koment.

Ambasada e SHBA përcolli dje shqetësimin e Uashingtonit, duke cituar një burim të nivelit të lartë nga Shtëpia e Bardhë: "E mësuam njoftimin nga lajmet. Koha dhe arsyeja përbëjnë pikëpyetje". Ishte reagimi jo më larg se një orë nga publikimi në faqen e presidencës së lajmit për shkarkimin e Bahri Shaqirit dhe emërimin në vend të tij të Visho Likës. Kështu me sa duket vendimi i Presidentit Nishani për të shkarkuar kreun e SHISH duket se ka zënë në befasi edhe SHBA. Sipas burimeve të ambasadës mësohet se ata nuk janë vënë në dijeni më parë, s'janë informuar zyrtarisht për shkarkimin e Shaqirit, duke u shprehur se kanë mbetur shumë të befasuar nga një vendim i tillë i papritur. Kreu i SHISH ka qenë objekt i një konflikti mes SHBA dhe kryeministrit Berisha 2 vjet më parë, kur iu kundërvunë fort e hapur kërkesës së kreut të qeverisë për shkarkimin e drejtorit të SHISH. Mbeshtetja më e fortë publike nga Ambasada Amerikane iu dha Bahri Shaqirit në vitin 2009, kur qeveria bëri disa ndryshime në ligjin për SHISH. Këto ndryshime, përcaktonin vendosjen e një mandati kohor në ushtrimin e detyrës së Shefit të Sherbimeve Sekrete. Ky përcaktim u kundërshtua publikisht nga ambasadori i kohes, John Uithers dhe nën ndikimin e tij, disa deputetë të mazhorancës nuk i dhanë votën ligjit të qeverisë, duke bërë që ai të shtyhet edhe sot e kësaj dite. Madje, konflikti në Tiranë u transferua deri në Bruksel, ku qe vendimtare ndërhyrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, që përmes një telefonate i kërkoi Berishës të tërhiqej nga vendimi i tij për të shkarkuar drejtorin e SHISH. Marrëdhenia mes qeverisë dhe Shaqirit u tensionua më shumë pas 21 Janarit, kur kryeministri Berisha deklaroi se SHISH s'kishte dhënë informacion për "puçin".

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!