Mbretëresha nuk i shpëton tundimit të Instagramit, postimi i saj bën jehonë në rrjet

Mbretëresha nuk i shpëton tundimit të Instagramit, postimi i saj bën jehonë në rrjet

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e II

As mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II nuk i ka shpëtuar tundimit të përdorimit të rrjeteve sociale. Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e II ka postuar për herë të parë në Instagramin zyrtar të familjes mbretërore.

Teksa vizitonte Muzeun e Shkencave në Londër, ajo zbuloi një letër të shek të 19-të nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princ Albertit.

Letra që daton në vitin 1843 ishte nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i  kompjuterëve.

Këtë fotografi nga Muzeu Mbretëresha e ka shpërndarë në Instagram, duke shënuar kështu postimin e saj të parë dhe videoja ka bërë xhiron e rrjetit.

“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan Mbretëresha.

Postimi i Mbretëreshës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn

Incidenti në këshillin bashkiak të Tiranës, Meta: Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me Veliajn