Mbretëresha Elizabeta mesazh emocionues për Krishtlindje, kujton bashkëshortin e ndjerë: Më mungon! Festoni me njerëzit e dashur

Mbretëresha Elizabeta II ka dhënë mesazhin e saj më emocionues dhe intim këtë Krishtlindje duke kujtuar bashkëshortin e saj të ndjerë. Videomesazhi i Mbretëreshës nisi me një homazh për Princin Philip, ku i bëri nderimet e saj më të ndjera dhe emocionuese në publik për bashkëshortin që jetuan së bashku për 73 vite.

Edhe pse gjithmonë e kujdesshme për të mbajtur familjen dhe jetën e saj private, këtë vit, Mbretëresha Elizabeta ka publikuar disa fotografi të saj me bashkëshortin për publikun.

“Megjithëse është një kohë e madhe lumturie dhe gëzimi për shumë njerëz, Krishtlindjet mund të jenë të vështira për ata që kanë humbur të dashurit. Këtë vit, veçanërisht, e kuptoj pse", tha Mbretëresha.

Teksa uroi paqe dhe dashuri, Mbretëresha foli edhe për sfidën e vështirë të pandemisë që po kalon e gjithë bota dhe se forcën duhet ta gjejmë tek njerëzit e dashur dhe buzëqeshja e tyre.

“Prania e COVID do të thotë që ne nuk mund të festojmë ende ashtu siç mund të kemi dëshiruar, por ne mund të shijojmë ende traditat e shumta të lumtura. Ju uroj të gjithëve një Krishtlindje të lumtur', tha ajo.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës