Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II po përdoret nga trafikantët për të futur emigrantët në Britani. Kështu shkruan media britanike Express duke shkruar se trafikantët shqiptarë po bëjnë oferta të emigrantëve përmes rrjetit social Tik Tok.
Ata kërkojnë 1600 paund për çdo emigrant që do të futet në Britani, “për çdo person që dëshiron” të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës që do të mbahet të hënën e ardhshme.
Tarifa prej 1600 paund është gjysma e çmimit të marrëveshjeve të mëparshme që bënin trafikantët për të futur emigrantët përmes kanalit të La Manshit. Më parë, ofertat varionin nga 3000 deri në 5000 paund.
Kjo ofertë e veçantë duket se u drejtohet shqiptarëve që kanë zënë 60 për qind të ardhjeve në të gjithë Britaninë gjatë verës, shkruan media britanike. Bandat kanë ofruar gjithashtu marrëveshje "fëmijë pa pagesë" në një përpjekje për të inkurajuar familjet që të emigrojnë të gjithë së bashku.
Sipas zyrtarëve të Forcave Kufitare, gjatë garës për kryeministrin e ri të Britanisë, trafikantët paralajmëruan se emigrantët duhej të kalonin përpara se të formohej qeveria e re me Liz Truss në krye pasi do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit.
Truss është zotuar të negociojë më shumë marrëveshje deportimi për në Ruandë dhe të ruajë rolin e Marinës në mbikëqyrjen e funksionimit të kanalit.
Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar Elisabeth II ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. Varrimi i saj do të bëhet më 19 shtator.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Babagjyshi 'surprizon' trafikanët, si u maskua policia për të shkatërruar bandën e drogës
25 Dhjetor 2023, 12:33
-
Nuk arrestonte shpërndarësit e drogës, pezullohet nga detyra nënkomisari Taulant Ismailaj në Fier! I ndalohet edhe dalja jashtë vendit
4 Dhjetor 2023, 18:09
-
VIDEO/ Momenti tronditës kur skafistët hedhin nga varka në det emigrantët! 4 prej tyre vdesin, të tjerët me not përpiqen të dalin në breg
30 Nëntor 2023, 11:24
-
Bruksel, shtyhet gjyqi ndaj trafikantëve shqiptare të drogës, avokatët kërkuan kohë për tu njohur me dosjen! Mesazhet në ECC zbuluan 125 të pandehurit
6 Nëntor 2023, 16:50
-
SKY ECC ‘fundos’ rrjetin e trafikut të drogës në Belgjikë, paratë e kokainës ‘pastroheshin’ në Shqipëri! Gazetari: Policia zbuloi 7 mijë transkripte për vendin tonë
6 Nëntor 2023, 14:57
-
Lëviznin tonelata të tëra kokaine nga Ekuadori në Bruksel, rrjeti i trafikantëve shqiptarë para drejtësisë belge! Në gjyq edhe vrasësi i Arjan Spahiut
30 Tetor 2023, 16:30
-
Gabimet që çuan në qeli kriminelët më të kërkuar në Evropë, ja si u ndoqën 2 shqiptarët pas samitit 3-ditor të drogës në Kolumbi
21 Shtator 2023, 16:41
-
‘Rrugë Anglie’, profili që kalon ilegalisht shqiptarët në Britani! Gazetarët regjistrojnë biseda me trafikantët: Ejani shqipe, nisje cdo ditë! Transportojmë edhe fëmijë
20 Shtator 2023, 14:49
-
Një vit nga vdekja e mbretëreshës Elizabeth II, monarkia ende solide
8 Shtator 2023, 13:24
-
Qëlluan me armë efektivët shqiptarë në kufirin me Kosovën, gjykata lë në burg gjashtë shtetasit sirianë! U arrestuan 3 muaj më parë
27 Gusht 2023, 15:18
-
Zbulohet ‘rruga e re’ ilegale e shqiptarëve drejt Britanisë! ‘The Telegraph’: Trafikantët marrin 14 mijë paund për person, nisjet bëhen nga Spanja
15 Gusht 2023, 11:08
-
‘Nuk janë klientët tanë ata që u mbytën’, Daylimail: Trafikantët shqiptarë si ndali as tragjedia, kalua sërish emigrantë në Kanalin anglez
13 Gusht 2023, 15:54
Përshenendetje
Përgjigju