As Milan dhe as Inter, klubi i ‘Premier League’ në bisedime të avancuara për Yanick Carrasco-n

As Milan dhe as Inter, klubi i ‘Premier League’ në bisedime të avancuara për Yanick Carrasco-n

Futbollisti belg Janick Carrasco

Pas një viti e gjysmë në kampionatin kinez Yanick Carrasco duket se do të rikthehet në Europë. Për futbollistin belg janë të interesuar dy skuadrat e Milanos, Mailani dhe Interi, por së fundmi në skenë ka hyrë fuqishëm edhe Arsenal.

Klubi londinez e mbylli sezonin larg pritshmërive dhe nuk ka në dispozicion shumë para për të shpenzuar, ndaj po mendon për afrimin e emrave të spikatur, por jo duke ofruar shifra stratosferike. Dhe deri më tani duket se ia ka dalë.

Sipas Nicola Schira, gazetarit të ‘Gazzetta della Sport’ në Itali, ‘topçinjtë’ janë në bisedime të avancuar për 25-vjeçarin, i cili edhe në janar ka qenë në ‘lupën’ e Arsenal. Veçse në atë periudhë 30 mln eurot e pretenduara nga Dalian Yifang u konsideruan shumë nga londinezër.

Arsenal në janar e braktisi Carrasco-n dhe për një arsye tjetër, Denis Suarez, futbollistin e huazuar nga Barcelona që kurrë nuk u bë titullar. Madje edhe si pasojë e dëmtimit ai në total zhvillloi 95 minuta me bluzën e Arsenal.

Gjithsesi më në fund duket se janë puqur kushtet për marrëveshje mes palëve. Mbtet për t’u parë reagimi i klubeve milaneze, veçanërisht Milanit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim