Gjatë përballjes me vlonjatët, të cilët protestonin për shkak të ndërprerjes së plotë të furnizimit me ujë të pijshëm prej 4 ditësh, Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, tha se prej 72 orësh ndodhet në qytetin bregdetar për menaxhimin e situatës dhe rrregullimin e çarjes së tubit kryesor që furnizonte me ujë depot e Vlorës.

Vetë Shoshi pranoi se ashtu si gjithë qytetarët e Bashkisë Vlorë, dhe vetë ai nuk ka patur mundësi të lahet, për shkak të mungesës së ujit.

Pjesë nga ballafaqimi i Flauers Shoshit me vlonjatët:

- Unë jam Drejtpori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve për të gjithë Shqipërinë dhe kam 72 orë që jam këtu.

- A je larë sot?

- Jo, akoma. Dhe nuk kisha ku të lahem.

- Si të gjithë të tjerët.

- E di shqetësimin tuaj, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin tuaj...


Lajmi kryesor:

‘Po na zë kolera’, vlonjatët 4 ditë pa ujë! Tensione para Bashkisë, letra higjienike e vezë policëve! Mbërrijnë nga Turqia 3 pjesët për rregullimin e defektit