Kanë filluar garat kualifikuese për disiplinën e 100 metrave për meshkuj. Protagonistët kryesor për të fituar medaljen e artë janë kualifikuar, por njëri prej tyre Asafa Pawell rrezikon të përjashtohet, pasi ka thyer një nga rregullat në garën e tij.

Xhamajkani gjatë vrapimit ka kaluar nga korsia e tij në të majtë, nëse do të ketë një ankesë për këtë gabim, atëherë Pawell mund të përjashtohet nga gara e 100 metrave. Usain Bolt, pretendenti kryesor për të fituar është kualifikuar me kohën 10''09, ndërsa Blake 10''00, Bailey 9''88, Gatlin 9''97 dhe Tayson Gay 10''08. Gara do të zhvillohet nesër mbrëma në stadiumin Olimpik në prani të mijëra spektatorëve.

(d.b/shqiptarja.com)