Asambleja e 69-të Botërore
e Shëndetit hap punimet në Gjenevë
Në 23 Maj 2016 hapi punimet në Gjenevë Asambleja e 69-të Botërore e Shëndetit, në të cilën mori pjesë edhe Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj.
Në 23 Maj 2016 hapi punimet në Gjenevë Asambleja e 69-të Botërore e Shëndetit, në të cilën mori pjesë edhe Delegacioni i Shqipërisë, i kryesuar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj. Rreth 3500 delegatë nga 194 Shetet Anëtare të OBSh-së, përfshirë një pjesë të madhe të ministrave të shëndetësisë po ndjekin Asamblenë e Shëndetit, e cila i mbyll punimet në 28 Maj.
Asambleja i hapi punimet me diskutimin e përgjithshëm të seancës plenare me temë: “Transformimi i botës: Axhenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm,” si dhe fillimin e diskutimeve të delegatëve të Sheteve Anëtarë për ecurinë e reformës së OBSh-së.
Gjatë zhvillimeve të punimeve, Ministri Beqaj u takua me përfaqësues të delegacioneve të ndryshme, si ai i Francës, Turqisë dhe Zvicrës, ku u diskutua qoftë për temat kryesore të Asamblesë, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e shëndetësisë.
Z. Beqaj u takua gjithashtu edhe me Dr. Zsuzanna Jakab, Drejtore e Zyrës Rajonale të OBSh-së për Evropën, ku u diskutua për ecurinë e bashkëpunimit të ngushtë e të frytshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Zyrës Rajonale të OBSH-së për Evropën.
Në fjalën e saj përshëndetëse të Asamblesë, Dr. Margaret Chan, Drejtore e Përgjithshme e OBSH-së theksoi midis të tjerash se, "Mbulim shëndetësor universal është objektivi kyç që mbështet të gjithë objektivat e tjerë të zhvillimit të qëndrueshëm. Kjo është shprehja themelore e drejtësisë që nuk përjashton askënd."
Gjithashtu, delegatët diskutuan rreth shumë çështjë të axhendës, që përfshijnë vendimet për shkallën e reagimin të OBSh-së ndaj emergjencave të shëndetit dhe Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit. Diskutimet përfshinë gjithashtu edhe sëmundjet jo-ngjitëse dhe faktorët e riskut ndaj shëndetit të njerëzve për shkak të këtyre sëmundjeve. Vendime të rëndësishme do të merren edhe për obezitetin e fëmijëve dhe atë maternal, ushqyerjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe ndotjen e ajrit, kontrollin e duhanit, dhunën dhe sigurinë rrugore.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.4%
-
Normal
19.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 764
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Superkupa e Italisë, përmbysje spektakolare e Milanit, i rrëmben trofeun Interit 'në frymën e fundit'
6 Janar, 23:00
-
Termocentrali në Roskovec, Gazetari Toska: Bashkim Ulaj e Balluku po kryejnë krim! Hoxha ironi: Pse s'ia jep emrin e tij Berishës e Nokës
6 Janar, 22:54
-
Spahiu: 2025 do jetë viti i koalicionit PD-PS kundër SPAK, ata nuk do e zgjasin mandatin e prokurorëve
6 Janar, 22:35
-
Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)
6 Janar, 22:28
-
Berisha në SPAK, Nuri për ‘5 Pyetjet’: Masë e palogjikshme! Hoxha: Hetimet kanë shkuar deri tek vilat e Argita Malltezit në Europë
6 Janar, 22:28
-
Spahiu: Prokurorët s’janë më trimat e Shqipërisë por janë qënie njerëzore me ndjenja apo me frikëra
6 Janar, 22:18
-
Belgjikë/ Nis maksiprocesi për familjen më të madhe të krimit me 104 të akuzuar! Furnizonin dhe grupin e Eldi Dizdarit me kokainë
6 Janar, 22:10
-
Paralajmërimi i NATO-s: Kosova është rrezik, dërgoni urgjentisht trupa
6 Janar, 21:57
-
'Familja Hoxha brenda një viti konsumoi 2 tonë mish e 7 kuintalë sallam' - Raporti i Kontrollit të Shtetit, për abuzimet e udhëheqjes së PPSH-së
6 Janar, 21:38
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Spahiu: Ligjërisht, Berisha duhet gjykohej ose i lirë ose në arrest, por jo me detyrim paraqitje
6 Janar, 21:35
-
Jakin Marena: Berisha ‘përgjërohet’ në SPAK për ‘arrest’, Meta i ‘rehatuar’ në qeli
6 Janar, 21:14