Asambleja e Akademisë “rrëzon” Presidentin Meta, Gjinushi nga sot kryetar

Kryesia e Akademisë së Shkenca ka miratuar sot statutin e ri të këtij institucioni, duke u bazuar në ligjin e ri “Për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë” (hyrë në fuqi në 8 tetor). Akademikët kanë shqyrtuar me dyer të mbyllura dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili nuk e ka njohur akademikun Skënder Gjinushin si kryetar, edhe kanë bërë edhe emërimin zyrtar të këtij të fundit. Gjithashtu një nga pikat e tjera, që është miratuar gjatë mbledhjes së kryesisë është hapja e vendeve të reja për anëtarë të Asamblesë me titullin “akademikë” edhe “akademikë i asociuar”. Pas mbledhjes kryetari i Akademisë së Shkencave e quajti datën e sotme, kurorëzim të mbylljes së reformës në ASH.

“Sot u kurorëzua mbyllja e reformës në ASH nëpërmjet akteve themelore të saj. Prej datës 9 tetor ligji ka hyrë në fuqi, edhe sot u miratua statuti i ri në zbatim të këtij ligji. Këto akte kanë disa risi, sepse bëjnë një hapje të konsiderueshme të ASH-së ndaj pranimeve të reja, duke futur konceptin që anëtarët mbi 75 vjeç lirojnë vendin për anëtarë të rinj apo duke futur statusin e anëtarëve të jashtëm për t’u anëtarësuar të gjithë intelektualët edhe kërkuesit më të suksesshëm, që ka Shqipëria jashtë vendit etj. Por duke futur edhe konceptin që homologët tanë në Kosovë, Maqedoni të Veriut etj., mund të bëhen anëtarë të jashtëm të ASH”, shprehet Gjinushi, teksa shton se kjo i mundëson Akademisë që të luajë një rol primar, veçanërisht zhvillimit në fushën e albanologjisë.

“Përpos kësaj statuti bën një sërë rregullimesh, për të treguar që ASH është një grup njerëzish, që për meritat e tyre kanë fituar titullin akademikë edhe mblidhen këtu për të mundësuar, ndihmuar qeverinë edhe institucionet e tjera, për të evidentuar rritjet e shkencës përmes botimeve edhe konferencave. Puna bëhet përmes anëtarëve, që duhet të jenë edhe aktiv në atë që bën ASH. Ndërsa, kryesia edhe asambleja kanë vetëm rolin e koordinimit të këtyre aktiviteteve”, shprehet akademiku.

Kjo bën që kohezioni i akademikëve të zgjerohet më tej, sipas Gjinusht, që në vend të merren me njëri-tjetrin, të merren me kërkimin shkencor, duke  shtyrë qeverinë që kërkuesi shkencor në IAL apo institucione të tjera, të ketë vendin e duhur në shoqëri.

Sa i përket dekretit të presidentit të vendit,Ilir Meta,  i cili e ktheu mbrapsht emërimin e Gjinushit si kryetar i Akademisë, akademiku e komenton kështu: “Në Shqipëri reformat shpeshherë janë ngatërruar vetëm me lëvizje njerëzish, nëse kjo edhe në administratë nuk pranohet, në ASH jo e jo. Ka pas një presion të vazhdueshëm që reforma në ASH të ishte njësoj si në ligjin e IAL, që të hiqeshin titujt profesorë edhe ribëhej kjo trup, që se di kush do e përbënte. Sot ndihem shumë mirë, se nuk u soll vullneti i politikës në ASH. Por është e kundërta, fakti që faktorë të ndryshëm në momente të caktuara kanë kundërshtuar, por edhe pengesat e tyre që tregonin qartë që reforma ishte jashtë ndikimeve politike në tavolinë, që kërkonin ndërhyrje në ASH. Edhe mesa duket edhe presidenti në një moment u bë palë me këto lloj segmentesh. Por rrjedhimisht, ligji, kuvendi i dha të drejtën ASH, sepse ASH është një institucion autonom. Rektorët i zgjedh vet trupa e pedagogëve edhe kryetarin e ASH-së e zgjedhin vet akademikët. Por  43 vota akademikësh vlejnë më shumë se një firmë Presidenti”, shpjegon Gjinushi, i cili e konsideron vendimin e Metës, si politikë dhe të paargumentuar.  

Teka thotë se është fatkeqësi që Meta ra viktimë e segmenteve të caktuara, shton se ASH del mbi politikën e ditës.

“Ne nuk kemi konflikt me presidentin, por zbatojmë ligjin. Presidenti mori një vendim bllokues, ligji e ka zgjidhur atë. Edhe ASH do të përpiqet që të akademinizojë politikën edhe jo veten”.

Ndërsa, për zgjedhjet në ASH që u bën me ligjin e vjetër dhe emërimin e tij si kryetar me ligjin e ri shprehet se:

“Vetëm në Shqipëri kur ndërrohet ligji, ndërrohet institucionet ndonjëherë. Kjo praktikë është e gabuar, ligjet nuk cenojnë mandatet e caktuara, ligji i ri përpiqet që të rregullojë më mirë funksionimin, madje demokracinë, sigurinë juridike etj. Në rast se shton dispozita kalimtare siç ka ndodh në vitin 2007 edhe siç u përpoqën tani, për të heq mandatet e fituara kjo është e papranueshme, edhe e ka rrëzuar gjykata kushtetuese. Ligjet vijojnë, si vendimet e qeverisë. Sipas ligjit të vjetër presidenti duhet të bëjë vetëm emërim, nuk ka asnjë target tjetër. Edhe ligji i ri ja merr në konsideratë edhe refuzimin edhe thotë: Vendimin e merr asambleja. Pra i jep fuqi, se më parë ishte fare paçavure. Anëtarët e asamblesë  edhe kryesisë janë zgjedh me ligjet e vjetra, sepse kështu janë dispozitat, mandatet vazhdojnë. I vetmi rast që cenohen mandatet me ligj të ri është kur ndryshon struktura e institucionit”.

Ndërsa për diskutimet që janë bërë mbi funksionin e tij politik, ku njëkohësisht ka qenë kryetar i Partisë Social Demokrate edhe anëtar i rregullt në ASH, duke bërë edhe kandidimin për kryetar thotë se: “Ligji i ri është më i qartë se tregon se në cilat poste duhet dhënë dorëheqjen, i pari nuk e thotë fare. Kjo është ajo përpjekje e dëshpëruar e presidentit për të gjetur ndonjë lajthitje. Nga viti 1989 jam anëtar i rregullt i ASH. E dyta, dorëheqja nga PSD është datë 15 maj 2019. Dorëheqja është vendim personal. Vetëm, një tjetër të tregon se kur ka hyrë në fuqi dorëheqja jote”. Pas një reforme trevjeçare midis ASH-së edhe Ministrisë së Arsimit edhe Sporteve, Akademia e Shkencave nga dita e sotme nis punën normalisht.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenicë: 19/10/2019 19:58

    Akoma me gjinushera neper pushtete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?