Konferenca/ Si luftuan bektashinjtë për çlirimin e vendit? Baba Mondi: Teqetë bektashiane, vatër e çlirimit të adheut! Historiani: Rreth 6 mijë bektashianë morën pjesë në LANÇ

Roli i klerit bektashi shqiptar në Luftën e Dytë Botërore dhe kontributi i tyre në çlirimin e vendit kanë qenë në qendër të konferencës shkencore të mbajtur këtë të martë në Akademinë e Shkencave. Figura si Dede Ahmeti, Baba Faja- i shndërruar në hero popullor, klerikët dëshmorë në Luftën Naçionalçlirimtare: Sali Niazi Dede, Baba Feim Vrëpcka etj., u sollën në vëmendje të të pranishmëve, ndërsa u fol edhe për teqenë e Rabies si vatër për çlirimin kombëtar.

“Sali Niazi Dede siç e dini ka qenë kryegjyshi botëror që ka sjellë qendrën në Shqipëri. Edhe atje u persekutua pavarësisht se luftoi për revolucionin që bëri ataturku. Bëri 5 vjet gjyq, iu përgjigj ligjeve të shtetit dhe nuk fitoi. Atëherë iu drejtua vendit të vet.”, thotë Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror Bektashian. 

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi foli për rishikimin e historisë, e cila sipas tij mund të rishkruhet, por nuk mund të ribëhet. Sipas tij, antifashizmi është vlerë edhe në ditët e sotme, kur bota është ndarë përsëri në fashistë dhe antifashistë dhe shqiptarët kanë zgjedhur antifashizmin.

“Pjesëmarrja e bektashinjve në këtë luftë është virtyt i popullit dhe është luftuar në emër të idealit.”, - shprehet Gjinushi.

Historiani Hamit Kaba, ndërsa flet për Baba Fajën dhe bektashinjtë në burimet britanike dhe amerikane vëren se ky i fundit ishte njeri i fesë, figurë politike e ushtarake, që u përfshi në qëndresën antifashiste shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Baba Faja ishte gjithashtu mishërim i sentencës së bektashinjve se pa atdhe nuk ka fe. Figura e tij ëshë produkt kompleks i atdhetarizmit tradicional të besimeve të këtij komuniteti dhe i besimit bektashian. Pjesëmarrja e tij dhe e mijëra bektashinjve në LANÇ ishte vazhdim i një tradite të gjatë.”, vijon Kaba.

Kaba vëren se sipas disa burimeve të pakonfirmuara, në vitin 1945 mendohej se në Shqipëri kishte 200 mijë bektashinj ose 1/5 e shqiptarëve, ndërsa mbi 6 mijë prej tyre kanë marrë pjesë në LANÇ. Konferenca “Bektashinjtë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore” u mbajt me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

 

B.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 19/11/2024 17:02

    ik mer injorant edhe daja im ka cliru dibren edhe ca ta matim dibren ne ta bejme shtet ne vete ptuhhh rrace e poshter

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve