/ATSH/.- Delegacioni parlamentar shqiptar, i kryesuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, njëherësh edhe zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKiE), mori pjesë në mbledhjen e Komitetit për Çështjet Politike dhe Demokracisë të Asamblesë, në kuadër të punimeve të sesionit të vjeshtës.
Gjatë kësaj mbledhje, u diskutua dhe për situatën në Kosovë dhe rolin e KiE-së. Raporteri për Kosovën, Agustín Conde, parlamentar spanjoll i Grupit të Partive Popullore Evropiane, informoi mbi vizitën faktmbledhëse të zhvilluar në Beograd, më 24-25 gusht, në kuadër të përgatitjes së raportit mbi situatën në Kosovë.
Raporteri Conde, nënvizoi rëndësinë e dialogut Prishtinë-Beograd, nën kujdesin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ai informoi mbi takimet e zhvilluara me autoritetet e larta serbe, si dhe takimin me Zv/Kryeministrin dhe dy ministra të Qeverisë së Kosovës.
Conda theksoi rëndësinë e përmbushjes së standardeve të KiE-së lidhur me zbatimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos të minoriteteve kudo që jetojnë dhe luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë, shtoi se raporti nuk do të trajtojë çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.
Zv/Presidentja e APKiE-së dhe nënkryetare e Kuvendit, Valentina Leskaj theksoi se është koha e duhur për përgatitjen e raportit nga z. Conde, parë edhe në dritën e marrëveshjes historike mes Serbisë e Kosovës. Leskaj shprehu bindjen se rajoni është duke lëvizur më afër BE-së.
Më tej, nisur nga fakti se raporteri spanjoll e kreu vizitën e parë në Serbi dhe ende nuk ka shkuar në Kosovë, ndërkohë që është raporter i Kosovës e jo i Serbisë, Leskaj e inkurajoi z. Conde të vizitojë Kosovën dhe të zhvillojë kontakte me autoritetet kosovare, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe faktorë të tjerë duke reflektuar në raportin e APKiE-së edhe progresin që ka shënuar Kosova në drejtim të kapërcimit të sfidave me të cilat përballet si një shtet i ri demokratik.
Më tej, Leskaj vuri në dukje përparimin e Kosovës në rrugën e konsolidimit demokratik, duke demostruar vullnet dhe angazhim të qartë ndaj vlerave evropiane, si dhe për stabilitetin në rajon.
Në përgjigjen e tij, z. Conde u shpreh se do të vizitojë Kosovën më 5-7 tetor, ndërsa nënvizoi se kishte zhvilluar takime me autoritete zyrtare kosovare, referuar takimeve të zhvilluara në Serbi. Raporteri ritheksoi se raporti nuk do të trajtojë çështjen e statusit të ardhshëm të Kosovës.
Duke rimarrë fjalën, ndër të tjera, Leskaj theksoi se takimi me anëtarët serbë të qeverisë së Kosovës nuk mund të ezaurojë takime që duhen bërë me autoritetet zyrtare të Kosovës.
"Këto takime janë të domosdoshme në përmbushje të mandatit të tij si raporter dhe në funksion të përgatitjes së raportit brenda standardeve të KiE-së", përfundoi znj. Leskaj.
/Shqiptarja.com