Asambleja e KOKSH-it, formohet për herë të KAS-i shqiptar! Plotësohen edhe vendet vakante të KE-së

Asambleja e KOKSH-it, formohet për herë të KAS-i shqiptar! Plotësohen edhe vendet vakante të KE-së

Moment nga nisja e asamblesë së KOKSH-it

Është mbajtur këtë të shtunë Asambleja e 27 e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ku pati disa vendime të rëndësishme.

Është formuar për herë të parë Arbitrazhi Sportiv (KAS) ku pjesë e Këshillit janë zgjedhur Skënder Kaçupi, Eralda Cani dhe Marjana Semini. Për këtë institucion ka patur shumë diskutime dhe përplasje, duke qenë se tanimë mund ti drejtohen të gjithë ata që nuk gjejnë drejtësi në Komisionet e Apelit të federatave përkatëse.

Gjithashtu u votua edhe për 4 vendet që prej muajsh kishin mbetur vakant në Komitetin Ekzekutiv, ku me shumicë votash u zgjodhën anëtarët e rinj, të cilët janë Julinda Dhame, Dritan Shakohoxha, Alfred Tahiraj dhe Tonin Binoshaj.

Në këtë asamble u miratua gjithashtu edhe logo e re e KOKSH, ndërsa u vlerësuan edhe dy figura të sportit shqiptar, ish-basketbollisti Gazmend Çaçi dhe ish-atleti Gjergj Ruli, të cilët morën çmimin “Urdhëri Olimpik”.

Ndërkohë nuk ka patur supriza përsa i përket Federatës Shqiptare të Futbollit. Duke qenë se kjo e fundit nuk e njeh KOKSH-in ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë asamble.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër