Asambleja e PS, si do
ndahen sipas qarqeve

Asambleja e PS, si do<br />ndahen sipas qarqeve
TIRANE- Kryetari socialist Edi Rama tashmë e ka përmbyllur shpërndarjen e anëtarëve të kryesisë dhe të Asamblesë së Partisë Socialiste në të gjitha qarqet e vendit. Duke i dhënë fund në këtë mënyrë dhe riorganizimit të partisë nga maja e piramidës e deri në bazë dhe duke e përgatitur PS për sfidën elektorale të radhës, që është maksimumi në verë të vitit 2013. Pavarësisht përplasjeve dhe kundërshtive, tashmë është bërë e qartë se një ndarje e tillë dhe riformatim i delegimit të anëtarëve të forumeve të PS është një realitet.

Anëtarët e kryesisë kanë filluar punën në qarqet e reja, përjashtuar të deleguarin e kryesisë socialiste në qsrkun e Korçës, Erjon Braçe që vijon të rezistojë dhe të këmbëngulë për të qëndruar në qarkun e Beratit, ku ai është dhe deputet, me argumentin se nuk braktis elektoratin që e përfaqëson, madje duke paralajmëruar dhe heqjen dorë nga të qenit anëtar i kryesisë. Ndërkohë që Malaj, Dade dhe së fundmi Blushi kanë nisur punën me bazën në qarqet respektive. Deri më tani kishte mbetur pa u bërë dhe ndarja e anëtarëve të Asamblesë së Partisë sipas qarqeve, e cila për hir të së vërtetës me disa përjashtime të vogla nuk ka pasur ndonjë suprizë.

Kështu në listën e anëtarëve të Asamblesë që boton sot ekskluzivisht gazeta "Shqiptarja.com" bie në sy përqëndrimi i ish-kryetarit Fatos Nano, ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, ish-Presidentit Rexhep Meidani dhe ish-kryeministrit Ylli Bufi në Tiranë, ku do të gjejnë deputetët jo anëtarë kryesie që i kanë shpëtuar kalimit në rrethe, por dhe Daden, anëtare të kryesisë, anëtarin e Asamblesë ish-ambasadorin Zeneli, Zelën, Hysën, Kajën por dhe figura të tjera të njohura.

Nga ana tjetër bie në sy që në Korçë ka shkuar Maqo Lakrori, si anëtar i Asamblesë, ndërkohë që në qarkun e Vlorës është dërguar si përfaqësues i Asamblesë ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Ndërkohë që në qarkun e Gjirokastrës shkon që nga Tirana ish-ministri i Financave Anastas Angjeli. Duke vënë re me vëmendje shpërndarjen e anëtarëve të Asamblesë por dhe deputetët sipas zonave të tyre, automatikisht anëtarë të Asamblesë, shihet se përqëndrimi më i madh i tyre është në kryeqytet, por dhe në qarkun e Fierit, Durrësit dhe atë të Vlorës dhe Shkodrës, pa përjashtuar qarkun e Elbasanit, çka tregon se Rama jo vetëm që kërkon të konsolidojë fitoren në këto qarqe, por dhe të vendosë dominancën në zgjedhjet e ardhshme dhe në qarqe të tilla si Durrësi apo me pretendime dhe Shkodra. Ndërtimi i skemës së këtyre delegimeve-grupe pune, formojnë bashkë me krerët e PS të rrethit, krerët lokalë të bashkive e komunave, shtabet elektorale, që do të garantojnë sipas socialistëve fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse