Asambleja, Alfred Peza në Report Tv: Pas fitores së mandatit të 3-të, PS nis rrugën drejt hapjes e vetëpërsosjes! Meta dhe Berisha dy modelet më të këqija të presidentit

Ditën e nesërme do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS ku do të merren një sërë vendimesh, ndërsa do të bëhet dhe një analizë e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. Në studion e Report Tv, ish-deputeti socialist Alfred Peza tha se pas fitores së mandatit të 3-të më 25 prill, nga nesër PS nisë rrugën drejt hapjes dhe vetëpërsosjes. Analizë e zgjedhjeve Peza tha se prek të gjitha strukturat, ndërsa theksoi se pavarësisht se u arrit fitorja, jo të gjithë performuan në nivelin e duhur.

“Kjo analizë prek të gjithë strukturat. Pavarësisht se u arrit fitorja dhe objektivat e fushatës jo të gjithë performuan në nivelin e duhur. Është një analizë kapilare që bëhet. Makina elektorale e PS të jetë e përsosur e të mos çedojë. Në asamble do flitet se si mund të jemi dhe më mirë pavarësht fitores historike. Do të fillojë dhe një proces i rëndësishëm i pranimeve të reja në PS. PS është një organizëm që vetëpërsoset në dinamikë sepse ka përgjegjësinë të jetë përfaqësuese. Ne kemi përqafuar dhe mënyrën e përthithjes së të rinjve siç ishte platforma për shqipërinë që duam. Janë të ftuar të gjithë të bëhen pjesë e PS”, tha Peza.

PS sipas Pezës ka axhendën e saj se ku do të shkojë dhe për ta çuar para axhendën kërkon edhe kontributin e opozitës. PS është e hapur për çdo bashkëpunim që është në të mirë të shqiptarëve.

“Ka dy momente, momenti i parë është se një parti politike e ka të artë pikën në horizont se ku do të arrijë, dhe nesër të gjitha që diskutohen janë në funksion të kësaj. PS pavarësisht se është më e madhja dhe e vetmja që do qeverisë vendin, nuk është një parti që do e bëjë këtë gjë e vetme, sfidat e Shqipërisë smund të bëhen vetëm nga një parti politike sepse pluralizmi ka dhe opozitën. Dora e bashkëpunimit për opozitën ka qenë e shtrirë edhe para zgjedhjeve. Bashkëpunimi i hapur për gjithçka që është në të mirë të shqiptarëve. Për ta çuar përpara axhendën në BE duhet dhe kontributi i opozitës”, shtoi ai.

Lidhur me seancën plenare që do të mbahet më 9 qershor për votimin e raportit të komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Peza tha se PS do ti shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Kjo mazhorancë tha Peza i ka votat për ta shkarkuar Metën.

“Po është betejë e mazhorancës dhe Rama deklaroi se Meta e ka humbur betejën. PS ka gjithë vullnetin për ti shkuar deri në fund dhe do ta shkarkojë në parlament më pas vendimin final do ta japë gjykata kushtetuese. Kjo mazhorancë e ka këtë vullnet dhe këtë do ta bëjë. I ka votat për ta çuar çështjen në gjykatë. Meta fjalën ka pushtetin më të madh dhe veprimet ose mosveprimet që i cakton kushtetuta apo kufizimet. Me deklaratat e tij ai shihet nëse e ka zbatuar kushtetutën për të qenë ai që duhet të ishte në detyrën e kryetarit të shtetit. E ka shkelur dhe meriton të shkarkohet”, shtoi ai.

Peza tha se modeli më i keq i presidentit pas Metës është Sali Berisha. Sipas tij duhet një model i ri dhe që presidenti të mos jetë politik.

“E rëndësishme është të mos jetë politik presidenti. Ka pasur modele presidenti një nga më të këqijat pas metës është berisha. Për mua njësoj. Duhet të shkojmë te një model i ri. Meta e di që PS është e vendosur ta shkarkojë”, tha mes të tjerash Peza.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:21
‘DASH e krijoi opinion për të më shpallur 'Non Grata nga Alfred Peza’, ish-deputeti ia 'plas' të qeshurës dhe i përgjigjet Llallës: E kuptoni pse duhej reforma në Drejtësi?!

Ish-deputeti socialist Alfred Peza, deklaratave të ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i cili tha se DASH e ka krijuar opinion për korrupsion për ta shpallur “Non Grata” në bazë të një portali të drejtuar nga ish-deputeti. Duke qeshur me këtë deklaratë, Peza me ironi tha se kur punon me përkushtim në media meriton një kompliment të tillë.

“E kupton ça niveli dhe ky zotëria ka qenë prokuror i republikës dhe thoni pastaj se përse ishte e nevojshme të bëhej refoma në drejtësi, ishte kompliment për mua, dhe njeri kur punon me përkushtim në media e meriton një kompliment të tillë”, tha Peza.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja