Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje të kryeqytetit për të urbanizuar çdo cep

Asfaltohet një tjetër rrugë në Tiranë, Veliaj: Ndërhyjmë në çdo lagje të kryeqytetit për të urbanizuar çdo cep

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, inspektuan punimet për asfaltimin e rrugës “Haki Glina” në Sauk. Veliaj u shpreh se teksa Agjencia e Kadastrës po ecën me legalizimin e banesave, Bashkia e Tiranës punon për urbanizimin e zonave.

“Në Shqipërinë e pas viteve ’90 nuk e kemi luksin të zgjedhim ose urbanizimin, ose legalizimin – duhet të ecim njëkohësisht me të dyja. Artan lame dhe skuadra e tij ka ecur me legalizimin, kurse ne me skuadrën tonë, ecim me urbanizimin. Shtëpia ka vlerë kur i ka të dyja: kur i ka edhe letrat, edhe infrastrukturën. Ndaj, vërtet besoj se sot me letrat e legalizimit dhe infrastrukturën që sjell bashkia, si dy shina paralele, e çojnë trenin deri në destinacion”, tha Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë për Njësinë 2, kur shtoi se Bashkia e Tiranës po ndërhyn në çdo cep të qytetit.

“Plani është të vazhdojmë kështu përditë, jo vetëm me ndërmarrjen e bashkisë, por edhe me një paketë kontraktore. Njësia 2 do të preket cep e më cep sepse është njësia e dytë për nga renditja, por edhe për nga madhësia, pas Njësisë 5. Është njësi jashtëzakonisht e madhe. Mund të ishte një qytet i dytë ose i tretë i Shqipërisë. Unë besoj fort se nëse vazhdojnë përnatë nga një rrugë e nga një rrugicë, çdo ditë nga një shtëpi, nga një pallat, do e çojmë deri në fund këtë operacion, edhe të legalizimit, edhe të urbanizimit”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se do të ketë gjithmonë skeptikë, por Bashkia e Tiranës do punojë çdo ditë për të qytetarët e saj.

“I falënderoj me zemër qytetarët për durimin. E di që është kohës shirash, ndaj jemi me shpresë se na mban koha për ta mbaruar këtë segment para se të fillojnë shirat e tjerë. Por, ashtu siç është koha shirash nga Zoti, është edhe koha shirash me muhabete fushate. Është shumë e rëndësishme që në demokraci t’i dëgjojmë të gjithë, por të punojmë për të gjithë. Unë jam shumë i fokusuar te kjo e dyta. Do dëgjojmë lloj-lloj teorish, kush e kishte shansin për ta bërë e kishte shansin për të na treguar si bëhet. Por tani që e kemi në dorë që ta bëjmë ne, do vazhdojmë punën. Nuk dua që për efekt të fushatës, politika të zërë hapësirën që duhet të zërë asfalti. Ne do vazhdojmë punën tonë”, përfundoi Veliaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/03/2023 01:58

    Kjo rruge fshati,rruge Sauku eshte,por dhe nje rruge fshati duhet asfaltuar,por ama dhe nje rruge fshati i duhet trotuar i gjere.Po shikoj trotuarin ku po ecen z.Lame,tmerresisht i ngushte e jashte standarteve.Imagjinoni te jete e detyruar aty te kaloje nje nene me nje karroce femijesh e me nga nje ose dy femije te vegjel per dore,kane per te perfunduar ne rruge se s'ka trotuar mjaftueshem,kurse per karroca invalidesh qe te kalojne ne ate cerek trotuari as qe behet fjale.Do te detyrohen te ecin ne rruge duke rrezikuar veten nga makinat.O Erion, keshtu supozohet te behen punet? Merr nje dite gruan dhe djalin e provoni te ecni te tre ne ate lloj //trotuari//,qe vetem i tille nuk eshte,pa provo ecni dot? Ai lloj trotuari aq i ngushte eshte bere me dhite ne mendje,se vetem ato mund te ecin ne ate ngushtice ne njesh kolone,jo njerezit!

    Përgjigju
  • Non sensi: 09/03/2023 21:37

    Paradoksi është se nuk mund të Legalizohen Ndërtimet informale pa zhvillimin e Planit Urbanistik,në fillim Urbanizimi (Trotuare,rrugë, gjelbërimi, hapësirat e përbashkëta)...e pastaj...,më vonë(ajo që nuk cënon jetën publike të Komunitetit)mund të Legalizohen?!!!!!

    Përgjigju
  • Propozimi: 09/03/2023 19:31

    Pa Trotuare hiç ??!! Pa prishur as në tullë ,mur,a gardh abuziv??!!.. duhen hedhur poshtë Muret e Gardhet abuzivë që kanë "xanun" Trotuare e hapësirat E Përbashkëta Publike! Njësoj edhe në Rrugën Frosina Plaku,po asfaltohet rruga e Trotuare Nuk ka, Zero Nuk,pa lëvizur e prishur asnjë gardh a mur Abuziv??!!

    Përgjigju
  • Fol: 09/03/2023 19:03

    Ik mor hajdut vazhdo betonizimin se s'i ha më njeri këto rrugicat që po asfaltoke ti 3 muaj para zgjedhjeve.

    Përgjigju
  • Toni: 09/03/2023 18:53

    sa shpejt behen shtigjet(se rruge nuk jane) kur afron fushata .....

    Përgjigju
  • Alban: 09/03/2023 16:19

    Si sju vjen turp qe peruroni keto copeza rruge se as rruge nuk jane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër

Aktivitetet kulturore/ “Amour” është shfaqja teatrore tek Universiteti i Arteve! Capital T koncert në Shkodër