Asfaltohet 'Rruga e Saraçëve', Veliaj: Këtë javë hedhim shortin për 159 familje që do marrin shtëpitë e reja në lagjen ‘5 Maji’

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këtë fundjavë inspektoi punimet në “Rrugën e Saraçëve”, një rrugë historike e Tiranës dhe një aks shumë i rëndësishëm, i cili lidh dy prej zonave më të populluara të qytetit, “Rrugën e Dibrës” dhe Pazarin e Ri.

“Rruga e “Saraçëve” është një rruge historike e Tiranës, por duhet të pranojmë se edhe ky realitet po ndryshon. Nga njëra anë, kemi pallatet, disa janë ndërtuar në kohën e komunizmit, disa të tjera në vitet 90-të, nga ana tjetër, disa shtëpi të vjetra. Praktikisht, këtu bashkohen dy pjesë të Tiranës, Tirana e vjetër me Tiranën e re. Janë dy realitete që kanë nevojë të kenë të njëjtën cilësi në infrastrukturë”, u shpreh Veliaj. 

Ai bëri me dije edhe disa investime të tjera që do bëhen në njësinë 8, siç janë ndërhyrjet në çdo lagje, duke theksuar se do i rrisin edhe më shumë vlerën pronës. 

“Pasi të mbarojmë me aksin kryesor, do të vazhdojmë me gjashtë rrugicat që lidhin mëhallat dhe xhepat e vegjël mes pallatëve ose shtëpive private. Pastaj, do të kalojmë te kryqëzimi i “Farmacisë 10”, për t’u zhvendosur te lagjja “Besa”, pjesa e Njësisë 8, aty ku kemi hapur edhe shkollat e reja “Kiço Blushi” dhe “Sevasti Qirjazi”, por ku kemi edhe pallatet e rindërtimit. Kjo zonë ka qenë e lakmuar kur Tirana sa u shpall Kryeqytet sepse Rruga e Dibrës ishte qendra e Tiranës së vjetër. Unë besoj se do të jetë e lakmuar për sa kohë që rrethohet nga Pazari i Ri, i cili sot është një nga hapësirat ikonë të turizmit, një hapësirë që ka fituar çmime; lipset që edhe rrugët pranë Pazarit të Ri të përfitojnë nga e njëjta vlerë e pronës dhe të përfitojnë nga i njëjti sistemim”, u shpreh Veliaj. 

Nga Njësia 8, kryebashkiaku dha lajmin e mirë se javën që vjen do të hidhet shorti për 159 apartamente të tjera në lagjen e re “5 Maji”, që janë gati për të mirëpritur 159 familje.

“Javën tjetër hedhim shortin për 159 apartamente të reja te Bregu i Lumit. Janë banorë, të cilët humbën shtëpitë e vjetra për shkak të tërmetit, ose pronarë me prona të palegalizuara, banorë të Bregut të Lumit, të cilët do të marrin shtëpitë e reja. Kush beson dhe bashkëpunon shpërblehet, kush rri mbrapa partive, humbet kohë të çmuar, kohë që ne mund ta zhfrytëzojmë për të mbaruar pallate dhe gjithë këtë infrastrukturë. Për 159 familjet e lagjes fillon një jetë e re, një kapitull i ri, një lagje e re dhe një komunitet i ri te super banesat e projektuara nga Stefano Boeri, me fond të qeverisë shqiptare, të zbatuar nga Bashkia e Tiranës”, tha Veliaj.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2023 00:31

    Para se te hidhni shortet,do te ishte mire qe katet e para e te dyta t'ju jepeshin pa short personave invalide,ose atyre me veshtiresi ne levizje.Me ashensor,ose jo,kjo imtesi e vogel duhet marre parasysh per cdo ndertim qe jepet nga bashkite.

    Përgjigju
  • fatosi: 19/02/2023 20:13

    rruga e saraceve prishet nga shiu,,sepse shiu nuk arrin te largohet nga rruga, sepse rruga qe shtroni nuk ka kurriz,,qe uji te kulloje vetvetiu ne pusete,,nuk i sillni asfaltin qe uji te drejtohet ne pusete,,sepae drejtoni nga nje njeri i pasfte dhe i pashkolle si veliaj....kjo situate edhte ne cdo rruge ne tirane...

    Përgjigju
  • Në do votën: 19/02/2023 15:33

    Po trotuare për robt a duhen o Lali Demagogu,si aty e në gjithë rrugët e Tironës?!..po nuk ke prish një mur a gardh abuziv...me liru trotuare për fëmijë e këmbësorë (që kalojnë në rrugë makine!!..eja edhe te 21 dhjetori ,te Mondiali e F.Plaku..edhe shtro asfalt e bëj trotuare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE