Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Aleksander Matrizi si të dyshuarin kryesor të posedimit të lëndës dhe të bimës narkotike.
Efektivët e antidrogës finalizuan me sukses operacionin “Agraja” ndërsa parcelat në të cilën kultivoheshe bima narkotike u evidentua në fshatin “Grashë i Vjetër” të Lezhës.
Gjatë kontrolleve në një nga banesat që ndodhej pranë parcelave janë sekuestruar në cilësinë e provë materiale 18 kg lënë narkotike e tharë dhe e bërë gati për tu tregtuar.
Banesa rezulton në pronësi të Aleksander Matrizi i cili nuk ndodhej në shtëpi ndërsa policia po punon për arrestimin e tij.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë per veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal dhe 284 i Kodit Penal.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)