Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Celine Dion

Këngëtarja me famë botërore Celine Dion në një intervistë të dhënë së fundmi për Vogue France ka folur për sëmundjen e saj sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’.

 Ajo ka treguar se ka qenë në një rrugëtim të vështirë që kur mësoi diagnozën e saj të sindromës ‘Njeriu i ngurtë’ në vitin 2022, dhe prandaj po shpreson për një kurë ‘magjike’ për gjendjen e saj.

Çfarë është sindroma e Njeriut të ngurtë?

Sindroma e Njeriut të ngurtë (SPS) është një gjendje e rrallë neurologjike që karakterizohet nga ngurtësimi i lëvizjes së gjymtyrëve. Sipas mjekëve ekspertë ajo prek dhe pjesën e trurit, pasi gjendja shkakton ulje të niveleve të aminoacidit që vepron si neurotransmetues, gjë që më pas sjell një fazë të agravuar të depresionit. Disa pacientë mund të përfundojnë deri në paralizë si pasojë e ngurtësimit të muskujve dhe ecja vështirësohet.

Jetoj jetën

 Celine zbuloi se kalon pesë ditë në javë në terapi atletike, fizike dhe vokale.

“Më duhet të mësoj të jetoj me të tani dhe të mos e pyes veten. Jeta nuk të jep asnjë përgjigje. Thjesht duhet ta jetosh.

Unë e kam këtë sëmundje për një arsye të panjohur. Sipas këndvështrimit tim kam dy mundësi. Ose të stërvitem si sportiste dhe të punoj shumë, ose të rri në shtëpi, të dëgjoj këngët e mia, të qëndroj para pasqyrës sime dhe t’i këndoj vetes. Kam zgjedhur të punoj me gjithë trupin dhe shpirtin tim, nga koka te këmbët, me një ekip mjekësor. Qëllimi im është të shoh përsëri Kullën Eifel", tha ajo.

Ndërkohë që shtoi se dashuria e njerëzve më të afërt, fansave të saj dhe kujdesi mjekësor e ka ndihmuar shumë.

“Njerëzit që vuajnë nga SPS mund të mos jenë me fat ose të kenë mundësi për të pasur mjekë të mirë dhe trajtime të mira. Unë i kam ato dhe kjo është një dhuratë. Për më tepër, këtë forcë e kam brenda meje. E di që asgjë nuk do të më ndalojë”, shprehet Celine.

 

2/4
Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare