'Asgjë s’do të ndodhë më 5 Janar', Komisioni i Rithemelimit-Bashës: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre ditët e para të vitit të Ri, Basha aseti i Ramës

'Asgjë s’do të ndodhë më 5 Janar', Komisioni i Rithemelimit-Bashës: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre ditët e para të vitit të Ri, Basha aseti i Ramës

Komisioni i Rithemelit të PD-së

TIRANË- Komisioni i Rithemelit të PD-së, i ngritur në Kuvendin e 11 dhjetorit të Sali Berishës, i ka cilësuar qesharake dy konferencat për mediat që ka mbajtur kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha. Në reagim, ato shkruajnë se nga kjo konferencë nuk u pa gjë tjetër veçse Rama që numëronte arritjet e tij që i gjuajnë imagjinare, e ndërsa për Lulzim Bashën, thotë se është vegël e Edi Ramës.

“Ne ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD në rolet e tyre 8 vjeçare. Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve! Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava”, thuhet në reagim.

Ato kanë edhe një paralajmërim për Lulzim Bashën, i cili tha se asgjë nuk do të ndodhë në 5 janar, afatin e fundit që i kanë lënë për lirimin e zyrës. 

“Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës kanë marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese”, përfundon njoftimi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka