Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë gjatë një operacioni të koduar “Koordinata 2015”, kanë asgjësuar 2100 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis.
Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Mukje, u konstatuan 6 parcela me rreth 2100 rrënjë bimë narkotike, në një lartësi 50-100 cm.
Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Shkodër asgjësohen 4546 rrënjë
Vetëm brenda një ditë në qarkun e Shkodrës janë zbuluar dhe asgjësuar nga efektivët e policisë së këtij qarku 50 parcela me 4546 rrënjë lëndë narkotike të lloit Kanabis Sativa.
Bima narkotike arrinte një lartësi nga 20 cm deri në 200 cm, ndërkohë asnjë nga kultivuesit nuk është arrestuar edhe pse policia po punon për kapjen e tyre.
Konkretisht lënda narkotike është zbuluar:
-Në malin e fshatit Mnelë e Madhe, në Shkodër janë gjetur dhe asgjesuar :
21 (njëzet e një ) parcela me 1273 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
-Në fshatin Mazrek, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :
11(njëmbëdhjetë) parcela me 966 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
-Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar :
18 parcela me 2307 bimë nakotike Canabis Sattiva.
Në të tre rastet bimët u asgjësuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Po ashtu gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe asgjësuar bimë narkotike edhe në Fier, Vlorë e Lezhë. Konkretisht nga aksioni i Policisë së Vlorës janë zbuluar dhe asgjësuar 823 rrënjë Kanabis, në Fier 2530 rrënjë ndërsa në Lezhë është kapur 3.45 gr Kanabis në makinën e Enri Ndoci, i cili është vënë në prangat e policisë.
Vlorë, asgjësohen 823 rrënjë kanabis
Policia e Vlorës ka finalizuar një Operacion anti-kanabis të koduar “Verbas”
Zbulohet dhe asgjësohet 1 parcelë me 823 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis Sativa.
Bima narkotike u zbulua në fshatin Verbas, në vendin e quajtur “Ledhet e Hoxhes, ku u gjetën në mes të pyllit, në një sipërfaqe toke pa pronarë, 823 bimë narkotike me gjatësi nga 30 cm deri në 150 cm, të cilat u asgjesuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.

Fier, asgjesohen 2530 bimë Kanabis Sativa
Në vijim të operacioneve antikanabis, nga puna e efektivave të Komisariatit të Policisë Mallakastër për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike,janë goditur tre raste te kultivimit të bimëve narkotike.
Konkretisht:
-Në fshatin Anabreg ,në vëndin e quajtur Korie e Madhe janë gjendur 11 (njebedhjete) parcela me 1396 bimë narkotike,
-Në fshatin Çorrush, në vëndin e quajtur pylli Allkaj janë gjetur 7 (shtate) parcela dhe 495 bimë narkotike,
-Dhe në teritorin e fshatit Kutë në vendin e quajtur Korie e Grendos dhe Shkarpa e Madhe janë gjetur 7 (shtate) parcele me 639 bimë narkotike,të cilat janë me lartësi të ulët,mesme të lartë.
Vazhdon puna e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkalës parë Fier për veprën penale”Kultivim i bimëve narkotike".
Gjithashtu filloi procedimi në gjendje të lirë për “Kryepleqtë”:
-A.Sh, 39 vjeç, banues në Anabreg.
-S.V, 58 vjeç , banues në Çorrush.
-K.A,69 vjeç, banues në Kutë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkalës parë Fier për veprën penale”Moskallëzim i krimit”.
Lezhë, arrëstohet Enri Ndoci, ju gjet Kanabis në makinë
Policia e lezhës ka arrestuar në flagrancë Enri Ndoci, 24 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” të këtij qyteti.
Arrestimi i tij u bë pasi, rreth orës 20.45, në aksin e vjetër rrugor Lezhë, Laç, në afërsi të kryqëzimit të Gurrave, Lezhë, gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjet në trup, 3.45 gr bimë narkotike e dyshuar Canabis Sattiva.
Ky shtetas lëvizte në mjetin benz me targë AA506GU.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i lëndës narkotike 3.45 gr, 2(dy) celular të markes Iphone, 1(një) kartë monedhe e prerjes 50 Euro, 24000 lek të rinj dhe mjeti autoveturë benz me targë AA506GU.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Nga një kontroll i ushtruar në fshatin Mukje, u konstatuan 6 parcela me rreth 2100 rrënjë bimë narkotike, në një lartësi 50-100 cm.
Bimët dyshohet të jenë të llojit kanabis sativa, ku u asgjësuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”.Shkodër asgjësohen 4546 rrënjë