Asgjësohen 1040 bimë kanabis 
Arrestohet kryeplaku i Fshatit Bura

Policia e Krujës ka arrestuar pasditen e sotme kryeplakun e fshatit Bura në komunën Nikël, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzimit të krimit.
 
Kryeplaku Basri Tufa,  57 vjeç në  zbatim të Planit të Operacionit "START 2015" të hartuar nga ana e Komisariatit te Policisë Krujë, ku  pas  informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e efektivave të Policisë Krujë,  se në territorin e Fshatit Bura ,Nikël,Krujë janë të kultivuara bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, më datën 19. 04. 2015 është ushtruar kontroll pikërisht në fshatin Bura ku  ka rezultuar se:

Në një ullishte e pemëtore janë gjetur të mbjella në dy parcela me 1040  bimë të dyshuara si ato narkotike të llojit Cannabis Sativa me një lartësi deri në 18 cm ku është bërë marrja dhe sekuestrimi i mostrave përkatëse dhe  asgjësimi e djegia e plotë e  bimëve të gjetura.
 
Tufa në cilësinë e Kryetarit të fshatit Bura, Nikel, Krujë sipas policisë ka shkeluar Ligjin nr 9559 datë Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope " i cili e ngarkon atë me detyrimin për të dhënë informacion me shkrim për sipërfaqet e kultivuara me bimë narkotike në fshatin qe mbulon ,ku nga ana u gjetën të kultivuara bime narkotike dhe për to ky shtetas nuk ka dhënë informacion dhe as ndihmesë për identifikim e parcelave dhe autoreve sipas ligjit, pavarësisht se parcelat ishin të kultivuara ishin në vende të dukshme.
 
Nga ana jonë u kryen veprimet e para hetimore ,po punohet për gjetjen e autorëvë të kultivimit të dy parcelave me bimë narkotike.
 
 Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprat penale të "Shperdorimi i detyrës " , "Moskallezimi i krimit " dhe ‘'Kultivimi i bimëve narkotike‘'  parashikuar nga nenet  248,  300 dhe 284 të Kodit Penal .
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno