Asgjesohen 1308 rrënjë kanabis e 2
parcela me hashash në jug të vendit

Asgjesohen 1308 rrënjë kanabis e 2<br />parcela me hashash në jug të vendit
Gjatë aksionit të sotëm për zbulimin dhe asgjesimin e lëndëve narkotike, janë zbuluar dhe asgjesuar 1308 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa dhe 2 parcela me hashash në Tepelenë dhe Berat

Në Berat janë asgjësuar 308 bimë kanabis Sativa dhe janë arrestuar 2 shtetas për kultivimin e bimëve narkotike.

Ndërsa në tepelenë janë asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sativa, të mbjella në dy parcela
 
Berat, asgjesohen 308 bimë narkotike, arrestohen 2 shtetas
Nnë vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara  për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe në vijim të kontrollit të plotë të territorit , Efektivat e Komisariatit të Policisë Berat  mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar  kontroll në fshatin Levan komuna Sinjë.
Nga ku rezultoi se në vendin e quajtur  “Gryka e Moçales”, grupi hetimor ka gjetuar dhe asgjësuar  308 rrënjëve bimë narkotike  të dyshuara si Canabis Sativa, të cilat varionin nga 30-90 cm të larta.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore  u bë  ndalimi i shtetasve:
Mehmet Osmenaj, 36 vjeç, banues në Levan Berat,
Avdyl Osmenaj, 42 vjeç, banues në Levan Berat.
Pasi   dyshohet se në bashkpunimë me njëri-tjetrin të janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale « Kultivimi i bimëve narkoike ».
kanabis
kanabis 
Tepelenë, asgjesohen 1000 rënjë kanabis sativa dhe 2 parcela me hashash
Policia e Tepelenës ka zbuluar sot dy parcela me hashash dhe ka asgjësuar 1000 rrënjë kanabis sattiva në zonën e Kurveleshit. Sekuestrimi i drogës u bë në vendin e quajtur Blloku i Mollëve te Ura e Progonatit në përroin që vjen nga malet e Golemit. Sipas të dhënave bima narkotike kishin një lartësi 20 deri 60 cm. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e poseduesve të bimëve narkotike.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë