VLORE-2 parcela me me 1.319 rrënjë bimë narkotike kanabis janë asgjesuar në fshatin Kropisht të Vlorës.Policia bën me dije se bima narkotike ishte mbjellë në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur e quajtur "Moçalet Janaj", me lartési 5-100 cm.Blutë e Vlorës kanë bërë të mundur identifikimin e kultivuesve  dhe ka shpallur në kërkim Fatjon Koçiraj, 28 vjeç ndërkohë po punohet për kapjen e dhe arrestimin e tij për veprën penale "Kultivim të bimës Narkotike"

Skrapar-Asgjesohen 515 rrënjë narkotike Kanabis Sativa
Ndërkohë në qytetin e Skraparit në vijim të operacionit për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike policia ka bërë të mundur asgjesimin e 515 rrënjëve narkotike konkretishet në fshatin Frashër të Kuçovës dhe në fshatin Koprenckë të Skraparit, me një lartësi deri në 130 cm të larta.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve ndërkohë  materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i biëve narkotike” 

Shkodër-Asgjesohen 12.139 rrënjë bimë narkotike në disa fshatra të qytetit verior.
Policia në bashkëpuka bërë të mundur asgjesimin nim me FNSH ka goditur disa raste kultivimi të lëndës narkotike duke bërë të mundur asgjesimin e 12,139 rrënjë të bimës narkotike Kanabis Sativa konkretisht

-Në vëndin e quajtur “Mlloje”, Vau Dejës
-Në Fshatin Bojaj, në Pult, Shkodër.
-Në Fshatin Bruçaj, në Sumë, Shkodër.
-Në vëndin e quajtur « Perroi i lagjes Bukmire », në Sumë, Shkodër.
-Në fshatin Likaj, Shkodër. - Në fshatin Telumë, në Temal, Shkodër.
-Në fshatin Kishë Arrë, në Temal, Shkoder. -Në fshatin Bruçaj, Postrribë, Shkodër.
-Në në vendin e quajtur « Prroi i Çutit », në Pult, Shkodër.

Bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com')