Asgjesohen 1545 rrënjë Kanabis
në Vlorë, Berat, Elbasan e Peqin

Në vijim të operacioneve anti- kanabis në të gjithë shqpërinë për zbulimin dhe sekuestrimin e bimëve narkotike nga policia në të gjithë vendin janë asgjesuar 1545 rrënjë Kanabis Satia.

Në prangat e policisë janë vënë disa persona të cilët dyshohet se janë kultivues të bimës narkotike dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë. 

Vlorë, asgjesohen 487 rrënjë kanabis sativa, pranga 2 kultivuesve
Gjatë njé kontrolli té ushtruar kunder kultivimit të bimëve narkotike, ka zbuluar dhe asgjësuar 7 - parcela me 487-bimë narkotike "kanabis", në 3-fshatra të Vlorës.
Në fshatin Kerkovë, përreth banesave të dy vëllezërve, janë konstatuar 117-bimë narkotike. 
Pas zbulimit të lëndës narkotike janë arrestuar në flagrancë kultivuesit e tyre:
1. Fejzi Hoxhaj, 57-vjeç, banues në fshatin Kërkovë.
2. Nehat Hoxhaj, 51-vjeç, banues në fshatin Kërkovë.
Në banesën e shtetasit, Nehat Hoxha, u konstatua 1-parcelë me 83-bimë narkotike me lartesi deri në 140 cm.
Në banesën e shtetasit, Fejzi Hoxhaj, u konstatua 1-parcelë me 34-bimë narkotike me lartesi deri në 150 cm.
U krye asgjésimi i bimëve narkotike me djegie.
Ndërsa, në fshatin Lapardha, ne vendin e quajtur Perroi i Ndrecales, janë zbuluar 3-Parcela me 230-bimë narkotike, ku lartësia e tyre arrinte deri në 150 cm.
Në fshatin Gorisht, në mesin e pyllit, në afërsi të lagjes "Sterrekaj", janë konstatuar 2-Parcela me 140-bimë narkotike me lartësi deri ne 140 cm.
U krye asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të tjerë.

Berat, asgjesohen 630 rrënjë Kanabis, arrestohen 4 shtetas 
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për “Parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike”, si dhe në vijim të kontrollit të plotë të territorit , Efektivat e Komisariatit të Policisë Berat mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontroll në fshatin Plashnik në vendin e quajtur “Sheshet”, ku kanë evidentuar dy parcela të kultivuara me bimë narkotike .
Nga kqyrja e berë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin kultivuar 500 rrënjë bimë narkotike si dhe 130 fidanë në kubikë gati për tu kultivuar në tokë.
Grupi hetimor ka bërë asgjësimin e 630 rrënjëve bimë narkotike të dyshuara si kanabis Sativa, të cilat varionin nga 20-40 cm të larta.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve si autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike:
Ervis Kumaraku, 37 vjeç, banues në fshatin Poshnje Berat.
Ëngjëll Zifle, 30 vjeç, banues në fshatin Sheq i Madh Fier.
Syrja Aliaj, 47 vjeç, banues në fshatin Mbrostar-Ura Fier.
Dritan Totaj, 37 vjeç, banues në fshatin Poshnje Berat, i cili ka konsumuar edhe element të veprës penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga neni 279 i K.Penal. Arrestimi i shtetasve Ervis Kumaraku, Engjëll Zifle, Syrjan Aliaj, Dritan Totaj, u bë pasi dyshohet se në bashkpunimë me njëri-tjetrin të janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike. Gjithashtu është arrestuar dhe shtetasi Agim Zifle 55 vjeç, banues në Plashnik Berat, në cilësinë e kryetarit të fshatit Plashnik pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të vepres penale “Mos kallzimit të krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
berat
Cërrik, Prqin dhe Gamsh asgjesohen 279 rrënjë Kanabis 
Gjatë ditës së djeshme, janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, në Cerrik , Peqin dhe në Gramsh, asgjësohen 279 rrënjë bimë narkotike.
51 Rrënjë bimë narkotike, janë asgjësuar në Cerrik, ku është arrestuar në flagërancë shtetasi Eduart Arapi, 36 vjeç, banues në Çërrik.
79 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në vendin e quajtur “Përroi i Marës” në fshatin Mazrek, Grams, ku ëshë arrestuar në flagërancë shtetasi Mirel Xhelili, 23 vjeç, banues në fshatin Mazrek Gramsh
149 rrënjë bimësh narkotike, janë asgjësuar në Peqin, ku vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Elbasan, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm në fshatin Kajan Elbasan, ku ka rezultuar se :
Në fshatin Kajan, Cerrik në serën, në pronësi të shtetasit Eduart Arapi u gjetën të kultivuara 51 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me lartësi 1.5-2m të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet e para hetimore Specialistët Kundër Narkotikëve, menjëherë bënë arrestimin e shtetasit: Eduart Arapi vjeç 36, banues në Cerrik.
Gjatë një kontrrolli të imtësishëm të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Marës” në fshatin Mazrek, u gjetën të kultivuara 79 rrënjë bimë narkotike.
Specialistët Kundër Narkotikëve, menjëherë bënë arrestimin e shtetasit:
Mirel Xhelili, vjeç 23, banues në fshatin Mazrek Gramsh.
Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë duke drejtuar mjetin e tij motorrçikletën e markës “Kavasaku”, pa targa i pa paisur me leje, pasi ky shtetas është autor i kultivimit të 79 rrënjë bimë narkotike me lartësi 1.5-2m
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “drejtimi i automjetit pa dëshmi” dhe “kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 291 dhe 284 i Kodit Penal.
elbasan droge
Peqin, asgjesohen 149 rrënjë kanabis
Në fshatin e quajtur Garunjë Peqin, u gjetën të kultivuara nëpër gropa 149 rrënjë bimë narkotike të dyshuara të lloit Canabis Sattiva me lartësi 1m
Nga veprimet e para hetimore, në cilësinë e provës materiale këto bimë, u sekuestruan për ekzaminime laboratorike.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve në terren
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë

Përplasi policin gjatë detyrës në Tiranë, 21-vjeçari lihet në detyrim paraqitjeje: Më doli papritur para, nuk e pashë