Policia vazhdon aksionin e asgjësimin të kanabisit në të gjithë vendin. Ditën e sotme janë asgjësuar 16346 rrënjë kanabis sativa në Mallakastër, Maliq dhe Lezhë.
Policia ka vënë në pranga 4 persona për kultimin e këtyre bimëve narkotike.
Mallakastër
Policia e Mallakastrës ka arrestuar Bedri Allën, 23 vjeç banues në fshatin Portëz, Fier për kultivim të 4000 bimëve narkotike. 23-vjeçarit iu gjetën edhe 1500 degë kanabis sativa në proces tharje.
Arrestimi i tij erdhi pas kontrollit të policisë në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, ku u konstatuan dhe bimë të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".
Maliq
Ndërsa në Maliq policia ka arrestuar 3 persona për kultivim të 6560 rrënjëve kanabis sativa. Të arrestuarit janë Sajko Spaho, 34 vjeç, Andi Tilka, 21 vjeç, të dy banues në Baban-Devoll dhe Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit të territorit të ushtruar në fshatin Osojë-Maliq, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe” këta persona u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me : 6560 bimë të dyshuara narkotike kanabis , (530 prej tyre të mbjella në kubikë), të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e Policisë, në afërsi të këtyre parcelave u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan : dy armë zjarri të llojit pistoleta dhe pesë fishekë pa lejën e organeve kompetente, si edhe 1000 fara të ngjashme, me ato të llojit kanabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Tropojë
Ndërsa po ditën e sotme policia ka asgjësuar 5786 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa në Tropojë. Bimët u gjetën dhe u asgjësuan në në vendin e quajtur "Lumi i Gashit", Tropojë dhe në fshatin Zall Lusën, Kukës, të mbjella në pyll. Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës material, sakaq policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com