Asgjesohen 2526 rrënjë kanabis
arrestohet një i kërkuar në Fie

2526 rrënjë kanabis janë asgjesuar gjatë aksioneve të policisë ditën e djeshme në Mirditë, Krujë, Vlorë e Shkodër. Policia bën me dije se në të treja këto raste ka nisur hetimet për zbulimin e personave që kanë kultivuar lëndët narkotike.
 
Gjithashtu në Fier policia ka arrestuar një 60-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për kultvimin e 1.300 kg kanabis.

Shkodër,  Asgjesohen 879 rrënjë bimë narkotike. 
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
 Në fshatin Vilë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 parcela me 470 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
 
-Në fshatin Benë, në Shkodër, në vëndin e quajtur "Guri Vizë",  janë gjetur dhe asgjesuar :9 parcela me 409 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
 
Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.
 
Mirditë, asgjësohen 201 rrënjë bimë narkotike, kanabis
Me datën 14.08.2015,  është   goditur  një  tjetër  rast  i kultivimit të  bimëve narkotike,   në  zonën e fshatit Simon, komuna Kaçinar, Mirditë ,  ku u  asgjësuan 201  rrënjë   bimë  narkotike.
Në  vijim  të   punës  për  parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike  dhe  në  zbatim  të  “Planit  të masave  për kontrollin e territorit”,  efektivat   e  Drejtorisë të Policisë  Lezhë,  nga  informacionet  e  marra  në rrugë  operative,   kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm, në zonën e fshatit Simon, komuna Kaçinar, Mirditë ku u  konstatuan 201 bimë  Canabis Sattiva, me gjatësi 1-2 M,   që u asgjesuan  në  vënd  me  anë  të  djegies.

Bimët narkotike u gjetën 152 rrënjë në zonën Perroi i Lumthit dhe 49 rrënjë në zonën “Livadhi me Koleqe”
Nga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë  për veprën  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, neni  284  i   Kodit Penal.
 
 
Krujë, asgjesohen 572 rrënjë narkotike Cannabis Sattiva 
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve antikanabis për evidentimin dhe asgjesimin e kultivimit të bimëve narkotike,më datë 14.08.2015,kanë zhvilluar një tjetër operacion të koduar”Bubq 2015” dhe konkretisht:
 
Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Mallkuç,Bubq,Krujë  u konstatuan:
 14 parcela  me  rreth 572 rrënjë bimë narkotike.
 
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Vlorë, asgjesohen 874 rrënjë kanabisi
Policia e qytetit bregdetar të Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 5-parcela me 874-rrënjë bimë narkotike të llojit "Canabis-sattiva", né fshatin Armen.

Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur "Pérroi i Boreçit" që i pérket këtij fshati, mes njé zone té pyllézuar ku lartésia e kétyre biméve narkotike
me gjatësi nga 50 cm deri né 110 cm, té cilat u asgjésuan me djegie.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.


Fier, kapet i kërkuari për kultivimin e trafikimin e 1.300 kg kanabis
Besnik  Siqeca, 60 vjec,banues në fshatin Kurjan të Fierit u ndalua nga policia pasi gjykata e rrethit Gjyqësor Fier me vendim Nr, 62-2014-4753, datë 28.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve" dhe "Kultivimi narkotikeve".
 
Ngjarje kjo e ndodhur me 20.08.2014 ne fshatin Kurjan ku u gjeten dhe sekuestruan 1.300 kg Cannabis Sativa te cilen e kishte kultivuar ne nje Sere ne token e tij.
 
Per kete ngjarje  ne ate kohe eshte arrestuar dhe djali i Besnik Siqeces dhe 5 punetor qe mereshin me perpunimin e bimes narkotike.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku nuk kishte kamera

Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku nuk kishte kamera