Asgjësohen 2570 rrënjë kanabis në
Fier e Vlorë edhe 5.5 kg në Berat 

2570 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa u zbuluan dhe asgjesuan nga policia në vazhdën e operacioneve anti-kanabis të ndërmarra në të gjithë vendin.

267 rrënjë janë zbuluar në Fier të mbjella në dy parcela, ndërsa 2303 rrënjë të tjera u zbuluan dhe asgjesuan nga Policia e Vlorës.

Në Berat gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e shtetasit me iniciale  A.S, ju gjet 5.5 kg kanabis dhe shpalli në kërkim 24-vjeçarin.
 
Fier, asgjësohen 267 rrënjë kanabis, arrestohet një kultivues, në kërkim tjetri
Nga Policia e Fierit u goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike:

1. Në fshatin Poçem Mallakaster, në një parcelë në mes të një pylli, u gjetën dhe u asgjësuan 250 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Plicia ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorve.

2. Në një parcelë në pronësi të shtetasit B.K, 73 vjeç,banues në fshatin Zharrëz,(për të cilin filloi proçedimi penal), u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 17(shtatëmbëdhjetë) rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Vlorë, asgjësohen 2303 rrënjë kanabis mbjellë në 21 parcela
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar  21-parcela me 2303-rrënjë bimë narkotike, në dy fshatra.

Në fshatin Romës, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 16-parcela me 1328-rrënjë bimë narkotike të lloit kanabis sativa. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Arra e Evgjitit” dhe gjatësia e tyre varionte nga 80 - 130 cm.
 
Në fshatin Sevaster, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 5-parcela me 975-rrënjë bimë narkotike kanabis. Këto bimë ishin të mbjella në vendin e quajtur “Pylli i Tulapit” dhe gjatësia e tyre arrinte nga 30 – 160 cm.
 
Policia po punon për identifikimin e kultivuesve dhe kapjen e tyre.
 
Berat, sekuestrohet  5.5 kg kanabis, në kërkim 24-vjeçari
Policia e Beratit ka sekuestruar 5.5 kg lëndë narkotike në shtëpinë e shtetasit me iniciale A.S.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 24- vjeçarit jug jet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e lloit kanabis sativa. Nga ana e Seksionit për Narkotikët, u bë shpallja në kërkim e 24- vjeçarit.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës