Në Shkodër dhe në Tepelenë vetëm ditën e djeshme janë zbuluar dhe asgjesuar 2916 rrënjë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
 
Shkodër, asgjësohen 1876 rrënjë Kanabis, mbjellë në 23 parcela
Nga Komisariati i Policisë së Shkodrës, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : Në fshatin Vuk-Jakaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :

17 (shtatëmbëdhjetë) parcela me 1378 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 

-Në fshatin Palaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :

6 (gjashtë) parcela me 498 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 

Në të dy rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve

Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”
 
Tepelenë, asgjësohen 1040 rrënjë Kanabis
Efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë , mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në faqen e malit përballë me vendin e quajtur “Përroi i thatë” të fshatit Gusmar, Kurvelesh, të rrethit Tepelenë janë kultivuar bimë narkotike , kanë zhvilluar një kontroll të imtësishëm , ku si rezultat i kontrollit ;

U gjetën të kultivuara në katër parcela të hapura rishtas 1040 rrënjë bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Bimët narkotike janë asgjesuar në vend me anë të djegies. 

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)