Asgjësohen 48 parcela me 5400
rrënjë Kanabis, asnjë i arrestua

Gjatë operacioneve anti kanabis të ndërmarra ditën e djeshme në të gjithë vendin, janë zbuluar dhe asgjësuar në vend me djegie nga efektivet e policisë në disa qarqe të vendit 5400 rrënjë Kanabis Sativa të mbjella në 48 parcela. Lëndët narkotike janë zbuluar të mbjella në disa parcela në Shkodër, Vlorë, Lezhë, Krujë e Gjirokastër.
 
Asnjë nga kultivuesit e bimës narkotike nuk është vënë në prangat e policisë, ndërkohë kjo e fundit ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
 
Operacionet anti kanabis të nisura që një vit më parë në të gjithë vendin do të vijojnë edhe në ditët në vijim.
 
Shkodër, asgjësohen 1724 rrënjë Kanabis mbjellë në 17 parcela
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur disa raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht : 

Në fshatin Kajvall, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 6 parcela me 539 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

Në fshatin Qerret, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 8 parcela me 960 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa

Në vëndin e quajtur Bregan, në fshatit Reç i Ri, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 25 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

Në vëndin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar 2 parcela me 200 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sativa.

Këto bimë u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
 
Vlorë, asgjësohen 1943 rrënjë Kanabis në 23 parvela
Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 23-Parcela me 1943-rrënjë bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, në tre fshatra të Vlorës.
Në fshatin Armen, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 13-parcela me 1247-rrënjë bimë narkotike Kanabis.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur "Përroi i Jotinës", me lartësi 90-170 cm.
Në fshatin Lubonjë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 7-parcela me 620-rrënjë bimë narkotike Kanabis.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur "Përroi i Baxhos", me lartësi 65-167 cm.
Në fshatin Peshkëpi, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie 3-parcela me 76-rrënjë bimë narkotike Kanabis.
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella në vendin e quajtur "Pylli i Samarovës", me lartësi 40-120 cm.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
 
Lezhë, asgjësohen 60 rrënjë kanabis
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, në fshatin “Kashnjet”, komuna Ungrej, Lezhë, në vendin e quajtur “Pepaj”, në zonë pyjore të shpyllëzuar, u gjet 1 (një) parcelë ku ishin të kultivuara 60 bimë të dyshuara narkotike Kanabis Sativa, me lartësi 80-140cm. 

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan këto bimë .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Kultivimit të bimëve narkotike”.
 
Krujë, asgjësohen 79 rrënjë Kanabis
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë,po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Rrazë, Krujë janë konstatuar, 3 parcela të mbjella me 79 bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa.
 
Gjirokastër, asgjësohen 1594 rrënjë Kanabis
Operacioni nga Policia e Qarkut në bashkëpunim me Policinë e Kufirit, asgjesojnë në zonën kufitare 1.594 bimë narkotike .

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Pol Kufitare Kakavije, ne vijim te kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimeve narkotike, gjatë oreve të para të mengjezit të sotëm, në zonën kufitare poshte postës Katund Kakavije, ne vendin e qujtur "Ku bëhet qymyr", janë gjetur dhe konstatuar dhe shkatërruar 4 parcela te mbjella me bimë narkotike.

Konkretisht ne parcelen e parë ishin mbjelle 156 rrënjë.
Ne parcelen e parë ishin mbjelle 1.327 rrënjë.
Ne parcelen e tretë ishin mbjellë 28 rrënjë.
Dhe në parcelën e fundit ishin mbjellë 83 rrënjë.

Gjithsej jane gjetur dhe asgjesuar me anë të djegies 1.594 rrenje bime narkotike.

Vazhdon kontrolli i kesaj zone si dhe vijon puna për evidentimin dhe kapjen e autorëve.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë