Asgjësohen 4945 rrënjë kanabisi në 6 qarqe të vendit, ishin kultivuar në zona të thella malore! Policia zbriti me litar për të djegur bimët narkotike

4945 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në zona të thella malore dhe të pyllëzuara janë asgjësuar nga policia në 6 qarqe të vendit. Gjatë kontrolleve në terrene mjaft të vështira, në zona malore, në të gjithë vendin janë konstatuar raste të kultivimit të bimëve narkotike në parcela të vogla, që varionin me 25 deri në 90 bimë.

Konkretisht në qarkun Shkodër janë asgjësuar 3290 bimë narkotike, në qarkun Lezhë 1010 bimë, në qarkun Kukës 316 bimë, në Malësinë e Krujës 225 bimë, në qarkun Gjirokastër 73 bimë dhe në qarkun Dibër 31 bimë, të dyshuara narkotike kanabis. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, përveç një sasie të vogël bimësh që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrolleve janë përdorur edhe 32 dronë, për të kontrolluar territorin, nga ajri. Ndërkohë në kontrollin masiv të territorit janë përfshirë 1560 forca policore të Drejtorive Vendore të Policisë në qarqe, të Policisë Kufitare dhe të reparteve të FNSH Tiranë, Fier dhe Shkodër.

Ndërkohë shërbimet policore janë përballur me terrene të vështira malore, prandaj është dashur ndërhyrja e punonjësve të FNSH-së, të cilët kanë zbritur me litarë, për të asgjësuar bimët narkotike. Strukturat hetimore të DVP-ve ku janë konstatuar dhe asgjësuar bimët narkotike, nën drejtimin e Prokurorive respektive, po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit.

Kontrolli masiv i territorit do të vijojë çdo javë, me qëlllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 13/08/2022 12:13

    Jepini me fort lereni popullin pa buke , pse nuk ju bie pika o legena tere Europa po jeton me ate pune ju futni njerez ne burg dhe harxhoni kot miliona leke me policine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës