Aksioni i policisë për asgjesimin e bimëve narkotike është shtrirë edhe në komunën Xibër të rrethit Mat. Gjatë kontrollit janë asgjesuar 500 rrënjë bimë narkotike të llojit Canabis Sativa në vendin e quajtur “Mali i Zi, gryka e Larit”. Policia po punon identifikimin dhe kapjen e autorëve.