Policia e Shkodrës ka asgjesuar 561 rrënjë bimë narkotike pas kontrolleve të imtësishme në disa zona në Qarkun e Shkodrës.
 
 
Në fshatin Pylaj, në vëndin e quajtur “Kodër të Shëngjergjit”, në komunën Shosh, Shkodër, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan në 2 parcela,  485 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva me një gjatesi nga 20-30 cm.
 
Në fshatin Karmë, ne vëndin e quajtur « Sipër trojeve të Mjekajve », në komunën Vau Dejës, në Shkodër, janë gjetur të kultivuara dhe asgjesuar 3 parcela me gjithësej 76 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
 
Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
 
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)