Gjatë ditës së djeshme janë asgjësuar gjithashtu 300 rrënjë kanabis në Berat, 534 rrënjë në Gjirokastër, 1385 rrënjë në Lezhë dhe 1647 të tjera në Vlorë e Delvinë.
Lënda narkotike e zbuluar në këto qytete është asgjësuar në vend me djegja dhe një pjesë e saj është marrë në cilësinë e provës materiale.
Shkodër, asgjësohen 3394 rrënjë Kanabis, kultivuar në 24 parcela
Nga puna e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme janë goditur tre raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht :
-Në fshatin Barcollë, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 16 (gjashëmbëdhjetë) parcela me 1881 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
-Në vendin e quajtur « Menaj », në fshatin Mnelë e Vogël, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 5 (pesë) parcela me 713 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
-Në fshatin Gomsiqe e Poshtme, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 3 (tre) parcela me 800 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Në të tre rastet bimët u asgjesuan me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike”.
Vlorë e Delvinë asgjësohen 1647 rrënjë kanabis
Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 8-Parcela me 1647-rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis Sativa në Vlorë dhe Delvinë. Në Vlorë 927 rrënjë Kanabis ishin mbjellë në 7 parcela, ndërsa në Delvinë 720 rrënjë të tjera ishin mbjellë në 1 parcelë.
Kështu, në fshatin Vezhdanisht të Vlorës u zbuluan 7-Parcela me 927-rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis Sativa. Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit të këtij fshati, të ndara në 7-parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyrë bimëve me lartësi nga 80 cm deri në 170 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Ndërsa në Delvinë policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1 parcelë me 720 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa, në Malin e Pigadhës. Bimët narkotike u gjet në mësin e pyllit të këtij mali, në vendin e quajtur “Mesogun”, ku lartësia e këtyre bimëve varionte nga 50 cm deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e kultivuesve.
Berat, asgjësohen 300 rrënjë kanabis, prnga 2 kultivuesve
Në vijm të operacioni të koduar “BALLOLLI 2015” janë asgjësohen rreth 300 rrënjë bimë narkotike .
Në Berat më datën 29.07.2015,në vijm të operacionit “BALLOLLI 2015” filloi proçedimi penal për shtetasit e arrestuar më datë 28.07.2015 për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv”:
1-Vladimir Selenica, 47 vjeç banues në Berat.
2-Taro Ahmeti, 25 vjeç, banues në Berat.
Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi në vijim të kontrolleve të ushtruar nga policia e Beratit në fshatin “Çorogjaf” Berat, janë gjetur 3 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sativa.
Në këto 3 parcela janë gjetur të kultivuara rreth 300 rrënjë bimë narkotike të cilat janë asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga neni 284/2 i Kodit Penal.
Gjirokastër, asgjësohen 534 rrënjë Kanabis,
Vijojnë operacionet anti kanabis në Qarkun e Gjirokastrës. Kështu në Përmet janë asgjësohen 534 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa.
Gjatë ditës së djeshme , efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë asgjesimin e 534 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva.
Konkretisht:
Në vendin e quajtur “Arat e Abazit”, në fshatin “Zhepovë”, rrethi Përmet u gjetën të kultivuara 324 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Po gjatë operacionit në vendin e quajtur “Rrahu i Hasanit”, në fshatin “Vërçishtë”,Përmet u gjetën dhe asgjesuan 90 rrënjë bimë narkotike. Gjithashtu opercioni ka vijuar edhe ne territorin e fshatit “Miçan”, në vendin e quajtur “Përroi i Sinjës” Përmet,ku u gjetën dhe asgjesuan 120 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sattiva.
Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike”.
Lezhë, asgjësohen 1385 rrënjë Kanabis
Në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë , në vendin e quajtur “Gjurra e Zezë” dhe “Guri i Nuses” u asgjësuan1385 rrënjë bimë narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të “Planit të masave për kontrollin e territorit”, efektivat e Drejtorisë të Policisë Lezhë, nga informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtuar një kontroll të imtësishëm, në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë.
Nga ku rezultoi se në vendin e quajtur “Gjurra e Zezë”, në fshati Shëngjin, Fanë, Mirditë, janë konstatuar të mbjella 535 bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva.
Po në fshatin Shëngjin, Fanë, Mirditë, në vendin e quajtur’’Guri i Nuses’’u gjetën të kultivuara 850 bimë të ngjashme me ato të Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjesuan në vend me anë të djegjes.
Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Redaksia Online
(o.b/ shqiptarja.com)